Rama: I thoja Klosit se do vrasësh
veten, por se dija që do e bënte

Rama: I thoja Klosit se do vrasësh<br />veten, por se dija që do e bënte
Është promovuar këtë të premte në sallën COD në kryeministri libri i autorit Oliver Schmit ''Për Ardian Klosin, Gjermanin nga Shqiperia".
 
Në promovimin e librit për publicistin Klosi, mbajti një fjalë si miku i tij edhe kryeministri Edi Rama, i cili vlerësoi atë si një shpirt të trazuar duke shtuar se "për Ardianin intelektuali jeton vetëm me të vërtetën".
 
Rama tha se Klosi ishte një nga zërat e paktë autentike të Shqipërisë dhe se ndarja nga jeta e tij ishte një fatkeqësi për kulturën shqiptare ndërsa gjykimi për të ai i një njeriu të madh.
 
Kryeministri gjatë fjalës së tij tha se me Klosin kishin diskutuar shpesh për vdekjen.
 
"Vdekja ishte një fuqi, që tek Ardiani nuk vepronte siç vepron normalisht tek njerëzit në mënyrë të vetëdijshme, por vepronte edhe në mënyrë të pavetëdijshme. Ardiani, vdekjen e kishte vazhdimisht me vete dhe nuk e shmangte. Për Ardianin kemi folur për vdekjen shumë herë dhe në flirtin me këta të vdekur që i zgjidhte vete, trazimi i tij rritej dhe mendja e tij e mprehte që kishte nuk ia lehtësonte, por ia rëndonte trazimin. Unë jam dëshmitar i faktit që ne kemi folur shumë herë për mënyrën si mund të ndodhte, unë gjithmonë i thoja që ti do vrasësh veten. Unë asnjëherë me vetëdije se kisha menduar që kështu do ndodhte. Kur ai ndërtonte shtëpinë tek liqeni, thoshte do bëj një papafingo aty lart. Mirëpo, shtëpia ishte vendosur në një pozicion që nuk kishte asgjë rreth e rrotull dhe zakonisht, kur unë shkoja ndonjëherë, ishte muzg dhe kishte një qetësi të jashtëzakonshme dhe i thosha se pak a shumë në këtë orë, këtu lart do të ndjehet një krisëm e thatë, pastaj do të ngrihen dy rosa nga pasqyra e liqenit dhe pastaj do të merret vesh që i madhi Ardian Klosi nuk na tha lamtumirë, por na tha “Ik pirdhuni!”" kujtoi Rama.

rama

Fjala e KM Rama në mbrëmjen përkujtimore dedikuar Ardian Klosi‏

Gjatë prezantimit të librit familjes së tij iu dorëzua edhe çmimi “Ardian Klosi”, për librin më të mirë publicistik të vitit 2015, financuar nga fondacioni “S. Fischer”.

Katër vjet pas ndarjes nga jeta, historiani zviceran dhe njëkohësisht miku i tij Oliver Jens Schmitt prezantoi për pjesëmarrësit librin “Për Ardian Klosin, gjermanin nga Shqipëria”, një botim me artikuj, shkrime e pjesë studimesh të miqve që e kanë njohur personalisht Ardian Klosin, si dhe të njerëzve të letrave, gazetarëve, poetëve dhe albanologëve me të cilët ai bashkëpunonte.

Libri, ndër të tjera vlerëson një ndër fushat e shumta të veprimtarisë së Ardian Klosit, atë të punës së tij si ndërlidhës mes gjuhëve dhe kulturave shqiptare e gjermane.

Redaksia Online
(u.s/shqiptarja.com)
 

  • Sondazhi i ditës:

    Ku po i kaloni pushimet e verës?



×

Lajmi i fundit

'Ura e dëmtuar e Rilindjes', Berisha del bllof sërish me postimin e Qytetarit Dixhital! Publikon pamje që nuk ndodhen fare në Shqipëri

'Ura e dëmtuar e Rilindjes', Berisha del bllof sërish me postimin e Qytetarit Dixhital! Publikon pamje që nuk ndodhen fare në Shqipëri