TIRANE - Kryeministri i vendit Edi Rama duket se i ka ndjekur nga Kina, të gjitha zhvillimet politike në vend, vecanërisht ato për punimet në sheshin “Nënë Tereza” për të pritur Papa Franceskun më 21 Shtator dhe deklaratën e Lulzim Bashës për të marrë “autorësinë” e rehabilitimit të sheshit.
Menjëherë sapo ka mbërritur në Tiranë, kreu i qeverisë ka zgjedhur të fotografojë një shtyllë ndriçimi në sheshin “Nënë Tereza”, përball Pallatit të Kongreseve...dhe të bëjë polemikë me kryetarin e Bashkisë së Tiranës Lulzim Basha.
“T'ia thotë dikush bashkisë të lyejë shtyllat e bulevardit se boll u krenuan me punët e të tjerëve për vizitën e madhe”, shkruan Rama në rrjetet sociale, duke i bashkangjitur këtij statusi foton ku duket një shtyllë ndriçimi të cilës i ka ikur ngjyra, ndërsa duken edhe shenjat e njoftimeve që janë hequr.

Basha: Vajmedeti bën selfie, bashkia financon sheshin..cfarë mjerimi
Por nuk ka munguar shumë dhe ka ardhur reagimi i kryebashkiakut Basha. Në këtë “betejë” online të nisur mes dy kundërshtarëve politikë, Basha shkruan në Facebook:
“Bashkia rregullon Sheshin Nënë Tereza, Vajmedeti që e la në pikë të hallit për 11 vjet del e bën selfie. Bashkia financon altarin, Vajmedeti që refuzoi ta financonte poston fotot e projektit. Tani që Bashkia nis lyerjen e shtyllave, del Vajmedeti dhe bërtet: të lyhen shtyllat! Cfarë mjerimi...”
Akuzat politike qeveri-Bashki per punimet ne sheshin "Nene Tereza"
Një ditë më parë kryebashkiaku Basha inspektoi punimet që vijojnë në sheshin “Nënë Tereza” dhe tha se ndryshe nga qeveria, po bëhet ajo që nuk bëjnë të tjerët. “Flasim me vepra jo me llogje”, u shpreh Basha. Sakaq, po atë ditë në të njëjtën orë, ministrja e Kulturës Mirela Kumbaro tha se projekti për rehabilitimin e Sheshit Nënë Tereza është një projekt i qeverisë i planifikuar më herët dhe që mori spunto për tu përshpejtuar nga vizita e Papa Franceskut. Ajo sqaroi se Bashkia, me një fond të vecantë, është përgjegjëse për restaurimin e shatërvanit dhe shkallëve, ndërsa e gjithë pjesa tjetër e punimeve është në mbarëvatjen e qeverisë.
Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com