Rama i uron fitore Shqipërisë përballë Turqisë... nga Arena Kombëtare

Rama i uron fitore Shqipërisë përballë Turqisë... nga Arena Kombëtare

TIRANË- Pak minuta para se Shqipëria të përballet me Turqinë, kryeministri Edi Rama ka vendosur t'i urojë kuqezinjtë me një video nga Arena Kombëtare. Në sfond dëgjohet kënga e cila luhet në stadium, e cila kohët e fundit është bërë dhe ''simbol'' i ndeshjeve të kombëtares së futbollit, ''Kuq e Zi'' e këngëtarëve Elvana Gjata dhe Flori Mumajesi. 

Rama shkruan se i uron kuqezinjve që përballë Turqisë të na përfaqësojnë denjësisht. Arena Kombëtare do të hapë siparin e saj, më 3 nëntor me ndeshjen për femrat Vllaznia- Apolonia. Ndërsa kombëtarja shqiptare e futbollit do të debutojë zyrtarisht në stadiumin kombëtar përballë Francës më 17 nëntor dhe sfida e sotme ndaj Turqisë vendos nëse ajo ndeshje do të jetë vendimtare për kualifikimin në EURO 2020 apo një ndeshje sa për statistikë.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Trala zura nje gale: 11/10/2019 23:26

    Antishqiptarit Duka i vret veshin emri Arena Kombetare dhe prandaj kerkon qe tja ndryshoje.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Sulmin në ditën e Krishtlindjes Zelensky e quajti çnjerëzor, reagon Moska: Ishte sukses! Ne i arritëm objektivat

Sulmin në ditën e Krishtlindjes Zelensky e quajti çnjerëzor, reagon Moska: Ishte sukses! Ne i arritëm objektivat