VAU I DEJËS- Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha, në një takim me të rinjtë në Vaun e Dejës, u shpreh se fokusi kryesor i qeverisë së tij do të jetë punësimi i të rinjve në atdhe. Basha tha se në ndryshim nga kryeministri Edi Rama, që do të sjellë punëtorë nga Basha, ai do të punojë që në Shqipëri të vijnë investitorë nga Europa.
"Ai e ka mendjen të sjelli punëtorë nga Bangladeshi, ndërsa unë jam i vendosur të sjell investitorë nga Gjermania, nga Austria, nga Europa për të punësuar dhe për të mbajtur rininë e Vaut të Dejës, rininë Shkodrane, rininë Shqiptare këtij në vendin e tyre pranë familjeve të tyre", tha Basha.
Një përgjigje ka pasur edhe për kryeministrin, ku ky i fundit e ka akuzuar duke thënë se nuk ka hapur asnjë shkollë. Basha tha se Rama jo vetëm që nuk ka hapur shkolla, por gjatë qeverisjes së tij, janë mbyllur 400 të tilla.
"Mburret se ka hapur shkollat por në fakt e vërteta është që nën Edi Ramën Shqipërisë i janë mbyllur mbi 400 shkolla sepse Shqipëria është shpopulluar sepse familjet janë tkurrur sepse çiftet e reja bëjnë më pak fëmijë, sepse vetëm 8 vite 500 mijë janë larguar në emigracion. Pse nuk kanë tableta nxënësit, ndonëse ne kemi një vit që kur filloj pandemia dhe ju thamë merrni masa për mësimin online, mësimin digjital. Që do të thotë të pajisen me tableta nxënësit, studentët, përgatitet platforma me anë të së cilës do komunikohet me ta", tha Basha.
Kryedemokrati ka premtuar amnisti për padrejtësitë për biznesin e vogël e familjet, duke e quajtur 25 prillin si ditën e fitores.
Pas takimit me të rinjtë në Vaun e Dejës, kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha është rikthyer në Tiranë ku ka zhvilluar disa takime me qytetarë dhe biznese në Njësinë nr.3 në Tiranë. I shoqëruar, nga Ivi Kaso, Basha e cilësoi 25 prillit si ditën e fitores së qytetarëve.
Basha premtoi se do të marrë fund sistemi i gjobitjes së bizneseve, duke thënë se këto padrejtësi do të amnistohen.
Lulzim Basha: Puna e mbarë! Si je? Si kaluat?
Qytetari: Është për të qeshur pak, po ka 3 orë qe mezi pres të vish! Ky shqetësim që duhet të jetë edhe për të gjithë këto biznese e vogla. Çmimi me 350 lekë të vjetra loz por edhe me 200 lekë. Para 3 vjetësh më anë vënë një gjobë, i kanë thënë edhe gocës 120 milionë kanë 3 vjet që na sorollasin lart e poshtë, poshtë e lartë, as përgjigje as asgjë.
Lulzim Basha: Për këtë biznesin 4 metra katrorë?
Qytetari: 4 metra katrorë, 120 milionë lek gjobë. Jam bërë me zemër e tension se vinin tufë, nuk dua të ofendoj ndonjë njeri, por me atë sahat nuk e di se çfarë bëhet!
Lulzim Basha: I gjithë sistemi i gjobitjes së biznesit të vogël?
Qytetari: E kam dëgjuar sot në gazetë atë që kishe thënë dhe të përgëzoj për atë.
Lulzim Basha: I cili do të hetohen të gjithë këto që kanë bërë këtë punë dhe do të bëhet amnisti për të gjithë këto padrejtësi për biznesin e vogël dhe për familjet. Kështu që jeni mbajtur si jeni mbajtur këto dy javë të gjithë bashkë me 25, t’ia përplasim në fytyrë derën t’ia mbyllim derën të keqes, voto për ndryshimin. Mbështetjen nuk e kursyen dh votues të së majtës, të cilët kësaj radhe i bashkohen liderit të opozitës. Basha tha se vetëm bashkimi i të gjithëve sjell ndryshimin e shumëpritur, ku për këtë kërkoi votën për numrin 9 më 25 prill.
Qytetari: Kam 30 vjet që votoj për PS-në, por do votoj vetëm për ty kryeministër.
Lulzim Basha: Të falënderoj nga zemra! Të merrni vendin që meritoni edhe në familje edhe në shoqëri. Kjo është dëshira jonë, ky është plani jonë. Ju ftoj të bashkoheni me ne të votoni numrin 9 me 25 prill e të na jepni mundësinë t’ju ndihmojmë. T’i rrisim ato pensione që kanë ngelur këto 8 vite në nivelin më të mjerueshëm dhe të merrni atë që meritoni për sakrificat që na keni rritur ne. Kjo është ftesa që kam për ju. Faleminderit!
Jo shoku im! përsëri jeni në korsinë e gabuar. Bizneset gjermane, austriake dhe italiane po largohen nga Shqipëria për shkak të një situate politike negative të krijuar vetëm nga PD dhe LSI artificialisht! nuk ishin anëtarët e PS-së që dogjën mandatet e këtyre njerëzve.
Përgjigju