Rama: Ikin punonjësit që s’kanë
arsimin për profilin e punës

Rama: Ikin punonjësit që s’kanë<br />arsimin për profilin e punës<br>
Në takimin  e sotëm me prindërit në Vlorë Rama deklaroi se të gjithë ata që janë në një profil pune që nuk ka lidhje me arsimimin apo eksperiencat e tyre të punës do të shkarkohen. Ai tha se i ka kërkuar drejtorëve të administratës së Vlorës që të bëjnë një raport për të gjithë ata që kanë në punë për të parë se përputhjen e arsimimit të tyre me profilin e punës.

Sot i kam kërkuar të gjithë drejtorëve të administratës në Vlorës një raport se kë kanë në punë dhe sa përputhet diploma  e tyre dhe eksperienca  e tyre m profilin e punës. Nuk mund të paguajmë ata që nuk kanë lidhje aty. Mbushur posta me njerëz pa lidhje fare. Si mundet në ndërmarrjet e elektrikut elektricisti kryesorë ka mbaruar për psikologji, apo biokimi. Ça bën i bën analiza kimike telit? Ndërkohë që ka njerëz që janë  me shkollë e eksperiencë elektrik që janë pa punë. Kemi plot të papunë që mund të shërbenin. Ata që janë pa punë si janë. Ne duam ti gjemë punën njeriut jo njeriut punë. Katër mijë mësues mbaruar shkollën për muzikë japin matematikë. Këta duhet ti heqim. Ndryshe nuk kemi shërbime. Të gjitha këto krijojnë dhe idenë pse duhet të mësoj? Të ishim në kushte që nuk kemi njerëz me profesione n rregull, por të na mbarojnë njëherë elektriçistët pastaj të çojmë te telat masazhatorët." tha Rama.

Redaksia Online
J.Sh Shqiptarja.com


 

  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?



×

Lajmi i fundit

Shpërthim me tritol në banesën e 50-vjeçarit në Fushë-Krujë (EMRI)

Shpërthim me tritol në banesën e 50-vjeçarit në Fushë-Krujë (EMRI)