Rama: Ilir Meta, kandidat zyrtar i partisë së tij në Vlorë! Turmat e opozitës me 2 gishta do të sjellin rritje të infektimeve, urojmë të mos jetë dramatike

Nga Vlora ku ka shkuar për të ndjekur nga afër procesin e vaksinimit, Kryeministri Rama ka kritikuar ashpër opozitën dhe Presidentin Meta për sjelljet e tyre të fundit.

Rama tha se këto që 'po ndodhin çdo ditë me ato turmat e shekullit të kaluar që po mblidhen me 2 gishta do të sjellin rritje të numrit të infektimeve.

"Kjo është e pashmangshme. Urojmë të mos jenë të papërballueshme shifrat", tha Rama.

I pyetur për sjelljen e Presidentit, Rama tha se Ilir Meta tashmë është kandidat zyrtar i Partisë së tij në Vlorë.

"Vjen i shoqëruar nga subjektet e OFL dhe me gjykatës e Prokurorë që janë nxjerë jashtë nga procesi i vettingut", tha Rama.

Rama dhe Manastirliu dhanë nga Vlora lajmin se dy ditët e ardhshme do të nisë vaksinimi në grupmoshën +60. Kryeministri u shpreh se pati një ide diabolike siç e quajti ai për të bllokuar vaksinimin me disa javë, duke iu referuar bllokimit të fluturimeve në Rinas por Qeveria ishte e përgatitur. 

Nga Vlora, Kryeministri nuk harroi edhe të ironizonte keq Presidentin Metën dhe 'fiksimin' e tij për të dhënë sa më shumë dekorata. Rama tha se Meta pritet të dekorojë një floktore. 

 

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 10:49
Rama ironizon keq Metën: Do të dekorojë një floktore në Vlorë (VIDEOLAJM)

Nga Vlora, Kryeministri nuk harroi sot të ironizonte keq Presidentin Metën dhe 'fiksimin' e tij për të dhënë sa më shumë dekorata.

"Shpërndan dekorata. Lajmi i fundit është se do të dekorojë një floktore në Vlorë. Nuk e di se kujt do t'i bjerë", tha Rama duke e 'këshilluar' një prej gazetareve që t'ia sugjerojë Presidentit parukieren e saj.

Një dekoratë në dy ditë. Ky është bilanci i pazakontë i Presidentit Ilir Meta në dhënien e dekoratave dhe titujve për akte të veçanta, merita apo trimëri ndaj kombit shqiptar. Nga data 12 prill 2018 deri në 24 prill 2021, ku nderoi Mehdi Bushatin, Presidenti Ilir Meta ka dhënë 490 dekorata dhe tituj me dekrete të posaçme, kryesisht personazheve, disa nga të cilët janë militantë të PD-LSI, por edhe kandidatë për deputetë të LSI-së. Meta ka dekoruar edhe institucione, klube futbolli, radio, shoqata të ndryshme, ekipe të zjarrfikësve, korporata, ekipeve të shpëtimit në miniera etj. 

Dyshimet për një ‘inflacion’ dhe politizim  me dekoratat apo për shpërndaje titujsh në formë qokash pa kriter nga Presidenti Ilir Meta, thellohen nëse krahasojmë numrin e dekoratave të Metës me ato të paraardhësve të tij. Nga verifikimet rezulton se, Presidenti Bujar Nishani, nga data 2 dhjetor 2013 deri në 12 qershor 2017, ka dhënë vetëm 170 dekorata. Presidenti Nishani është kritikuar për një numër të lartë dekoratash të dyshimta dhe politike, por Ilir Meta ka thyer çdo rekord dhe tejkaluar çdo parashikim. 

Ndërkohë që Meta ka nderuar dhe u ka dhënë medalje edhe shefave të restoranteve. Në 7 prill 2021, Meta ka nderuar me dekoratën ‘Mjeshtër i Madh’, edhe restorant ‘Freskun’ në Tiranë, për mjeshtëri të lartë në gatime. Me afrimin e fushatës zgjedhore, Meta ka intensifikuar qokat me dekoratat, duke nderur me medalje kush t’i dalë para!

Ora 10:37
'Goditja e çmendur në Rinas', Rama: Ide diabolike për të shtyrë me javë vaksinimin! Por na gjetën të përgatitur

Kryeministri Rama komentoi nga Vlora sot edhe një herë idenë diabolike sicc e quajti ai për të bllokuar vaksinimin me disa javë, duke iu referuar bllokimit të fluturimeve në Rinas.

"Ne këtu sot vazhduam punën që bëjmë çdo ditë. Dhe kjo punë ka qëllim sensibilizimin maksimal dhe informimin e njerëzve për ecurinë e këtij procesi jetik. Me shumë keqardhje do të duhet të rikujtoj se patën një frenim të vogël në ekzekutimin e planit tonë që solli një ulje të ritmit për këtë 2 ditë si rezultat i bllokimit absurd dhe goditjes së çmendur që iu dha aeroportit të Rinasit me idenë diabolike për bllokimin e vaksinimit për javë si dhe nxitjes së rrëmujave.

Por ishin llogari të bëra pa hanxhinj dhe ne ishim ndërkohë të përgatitur për të vënë menjëherë në veprim një plan rezervë duke i sjellë vaksinat në kohë rekord, edhe pse na u krijua një ngërç me kompaninë që donte t'i spostonte në një shtet tjetër gjë që do na humbte një javë. Sidoqoftë sot vazhdojmë dhe plani për gjysmë milioni vaksinime brenda majit mbetet siç ishte. Duhet të vazhdojmë përpjekje dhe po e bëjmë për të garantuar rezervat për vazhdimin", tha Rama për mediat në Vlorë.

Ora 10:10
Manastirliu: Dy ditët e ardhshme vijon vaksinimi masiv në grupmoshën mbi 60 vjeç

 

Dy ditët e ardhshme do të nisë vaksinimi në grupmoshën +60. Lajmin e dha sot ministrja Manastirliu nga Vlora.

"Bëmë një inspektim në qendrën e vaksinimit të Vlorës. Për Qarkun e Vlorës janë më shumë se 26 mijë vaksinime të kryera.  Vaksinimit po shkon me ritme shumë të shpejta. Duke filluar nga 2 ditët e ardhshme do të shtrihet vaksinimi masiv në grupmoshën mbi 60 vjeç", tha Manastirliu.

K.T./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Zorro: 10/04/2021 15:14

    Turp, president = zot shtepie behet palaco, zorro, matuf, qelbes... cjan keto forma homosapi pa shtyll kurrizore!?

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja