Kryeministri Edi Rama ka nisur mëngjesin e sotëm me një njoftim për një nga punët e bëra nga qeveria e tij lidhur me sezonin e ri turistik por edhe më një mesazh politik lidhur me titujt e mediave për sa i përket zhvillimeve politike që kanë të bëjnë pikërisht me anulimin e zgjedhjeve nga presidenti Ilir Meta.
Kreu i qeverisë ka zgjedhur këtë mëngjes të injorojë këtë fakt duke u përqendruar në sezonin e ri turistik, në kuadër të të cilit janë hapur 28 qendra shëndetësore në të gjithë vendin me shërbim 24 orë në 7 ditë të javës për të gjithë pushuesit.
"MIRËMËNGJES
dhe me një nga shumë punët e mira që vazhdojnë, nderkohë që ekranet, portalet e kanalet janë të mbushura me baltë, ju uroj një të dielë të qete", shkruan Rama.
Komente

