Rama inspekton 32 shkollat që po rindërtohen në Durrës: Në nëntor nxënësit në shkolla të reja (VIDEO)

Kryeministri Edi Rama ka inspektuar sot në Durrës shkollat që po rindërtohen pas tërmetit të 26 nëntorit. Kreu i qeverisë tha se shumë shpejt 32 shkolla do të jenë gati e me standarde bashkëkohore. Edhe kryebashkiaku Erion Veliaj sot inspektoi punimet për ndërtimin e shkollës 9-vjeçare "Nënë Tereza” dhe gjimnazin “John F. Kennedy” në Kodër Kamëz

Kryeministri Edi Rama së bashku me ministrin e rindërtimit Arben Ahmetaj inspektuan punimet në shkollat që po rindërtohen në Durrës. Kreu i qeverisë tha se puna për rindërtimin po ecën me shpejtësi dhe se deri në muajin nëntor nxënësit do të hyjnë në ambientet e reja.

Krerët më të lartë të PS kanë thënë se mandate i tretë qeverisës do të fitohet jo vetëm nga premtimet e mbajtura por mbi të gjitha falë procesit të rindërtimit pas tërmetit të 26 nëntorit. Kryeministri Edi Rama është angazhuar personalisht duke inspektuar të gjitha shkollat në vend që janë në fazë rindërtimi, në mënyrë që të jenë gati deri në nëntor.

Sot, kreu i qeverisë u ndal në Durrës, aty ku përkohësisht është dhe drejtues i qarkut të partisë së tij.

Të njëjtin angazhim ka marrë dhe kryebashkiaku Erion Veliaj i cili sot inspektoi punimet për ndërtimin e shkollës 9 vjeçare Nënë Tereza” dhe gjimnazin “John F. Kennedy” në Kodër Kamëz. Në Durrës janë 32 shkolla të cilat do të rindërtohen si pasojë e tërmetit të 26 nëntorit ndërsa në Tiranë 17 të tilla.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Helidoni: 09/09/2020 10:08

    BRAVO RAMA,,,,RESPEKTE PER PUNEN TUAJ,,,SHUMR KE BERE E PO BEN PER KETE POPULL,,SE NUK ESHTE E LEHTE ADGJE,,,PAS ATIJ TERMETI TE TMERRSHEM QE KALUAM..DUHEN NDERTUAR ME MIJERA SHTEPI ,,NUK ESHTE NJE FJALE GOJE...VOTEN TIME DO E KESH PRAPE... .

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Pakistan/ 82 njerëz të vrarë në 3 ditë si pasojë e dhunës sektariane

Pakistan/ 82 njerëz të vrarë në 3 ditë si pasojë e dhunës sektariane