TIRANE- Kryeministri Edi Rama udhëtoi sot paradite drejt veriut për të zhvilluar një inspektim të pa paralajmëruar fillimisht në pikën doganore të Hanit të Hotit, dhe më pas në Shkodër.
Gjatë vizitës së tij në qyteti e Shkodrës, kreu i qeverisë i shoqëruar nga ministrat Erjon Veliaj dhe Mirela Kumbaro, u ndal edhe në fototekën kombëtare “Marubi” dhe tek godina e re e fototekës në pedonalen “Kole Idromeno”.
RAMA INSPEKTOI PA PARALAJMËRIM DOGANËN E HANIT TË HOTIT
Kryeministri Edi Rama udhëtoi sot drejt veriut për të zhvilluar një inspektim të pa paralajmëruar në pikën doganore të Hanit të Hotit.
Në këtë inspektim kryeministri është shoqëruar nga Drejtoresha e Përgjithshme e Doganave Elisa Spiropali.
Ai ka inspektuar punën që bëhet në një ditë në doganë por edhe ka parë nga afër mjediset e pikës që lidh Shqipërinë me Malin e Zi, e cila ishte në gjëndje të mjerueshme.
"MARUBI", KETE THESAR S'MUND TA LEME TE VDESE NE BURG
Më pas Rama është ndalur në Shkodër ku ka zhvilluar një vizitë në fototekën Kombëtare “Marubi”, aty ku ruhen mjetet e pastrimit, ruhen edhe aparatet fotografike
Kryeministri i cilësoi kriminale kushtet e papranueshme, të lagështirës dhe ambienteve të pamjaftueshme, për këtë thesar kombëtar, që përfshin veprat e dinastisë Marubi, Pietro Marubit, Kel Marubi, Gegë Marubi, Mati Kodheli Marubi, Kel Kodheli Marubi, të Kol Idromenos, Shan Pici, Dedë Jakova, Pjetër Raboshta, Angjelin Nënshati etj.
“Ky thesar i kombit tonë nuk mund të rrijë më në këtë qeli, si të jetë i burgosur politik që duhet vdekur, pa dritë, pa ushqim, pa ajër, pa komunikim me publikun, pa asnjë gjë. Kjo është një gjë kriminale,” – u shpreh Kryeministri.
Ne këtë vizitë shoqërohej nga ministrja e Kulturës Mirela Kumbaro e cila informoi Kryeministrin se godina e Fototekës, edhe pasi pronarët e saj ia dhanë Ministrisë së Kulturës dhe jo ndërtuesve, edhe pse këta të fundit bënë oferta joshëse, prej dy vitesh është lënë një gërmadhë.
“E lanë kështu. Të vetmet restaurime që janë bërë, janë ato jashtë, e që nga ai moment s’ka ndodhur asgjë,” – informoi ministrja Kumbaro.
Kryeministri Edi Rama premtoi kthimin e Fototekës Kombëtare “Marubi” në një pikë referimi të kulturës shqiptare. “Ne këtë do ta bëjmë model. Kjo duhet të transformohet në një pikë referimi, për të gjithë Shqipërinë dhe për gjithë çfarë e vizitojnë, apo duan ta dinë se çfarë është Shqipëria.”
Me vendim të qeverisë të datës 15 janar, fototeka Kombëtare “Marubi” nga bashkia e Shkodrës kalon Ministrisë së Kulturës për administrim.
RAMA TEK ZYRA E PUNESIMIT DHE JETIMET
Kreu i ekzekutivit ishte edhe në institucionin e Zyrës së Punës, Inspektoriatin e Punës dhe Shërbimin Social, ku zhvilloi një takim me dyer të mbylluara me drejtuesit e tyre.
Si dhe vizitoi Shtëpinë e Fëmijëve 0-6 vjeç në këtë qytet, ku u njoh me problemet që shqetësojnë këtë institucion, borxhet e akumuluara, por edhe hapat të cilat do të ndërmerren për zgjidhjen e situatës në të cilën ndodhet kjo shtëpi fëmijësh.
Redaksia online
(sg/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

Dinastia Marubi, ç’trashëgimi na ka lënë