Rama inspekton Lungomaren:
Sipas standardeve të Mesdheut

Rama inspekton Lungomaren:<br />Sipas standardeve të Mesdheut
Kryeministri Edi Rama është ndalur këtë të dielë në qytetin e Vlorës ku inspektoi punimet për Lungomaren. Kryeministri përshkoi të gjithë vijën bregdetare, duke u ndaluar në çdo kantier pune të hapur përgjatë 5 kilometrave të saj.

Rama deklaroi se kjo është një vepër shumë komplekse, por volumi i jashtëzakonshëm i punës do të japë një rezultat fantastik.

“Kjo është një vepër shumë komplekse me shumë detaje në punime inxhinjerike të jashtëzakonshme për shkak të gjithë problematikë të kanalizimeve që deri dje derdheshin në det, të përmbytjeve që vinin si rezultat i mungesës së kanalizimeve normale dhe mbi të gjitha i domosdoshmërisë për ta transformuar në një vijë bregdetare të standardeve më të lartë të Mesdheut. Unë jam i bindur që i gjithë ky volum i jashtëzakonshëm pune do të japi rezultat fantastik dhe gjithë ata që nga padurimi lëshojnë romuze dhe fjalë të nxituara kur të mbarojë kjo punë do të thonë që unë skam thënë gjë, unë e dija që do të dilte bukur, e ka thënë dikush tjetër s’kam qenë unë. Ajo që ka rëndësi është që të ecim me ritëm dhe me cilësi shumë të lartë dhe këtu përftohen hapësira spektakolare që deri dje ishin ose të bllokuara nga ndërtime abuzive ose ndërtime tërësisht jashtë çdo lloj kriteri ose nga ferra dhe ujëra të zeza ose nga braktisja totale në sipërfaqe të tëra. Është një projekt spektakolar që do të ketë një rezultat spektakolare,” – u shpreh Kryeministri.

Rama u ndal edhe ne rikonstruksioni i rrugës “Dhimitër Konomi”, një tjeter aks jetik i unazës së qytetit, i cili sipas kryministrit do te normalizoj edhe trafikun në qytet, që veçanërisht gjatë sezonit veror krijon bllokime e vështirësi në qarkullim, me orare të gjata në trafik.

 “Me plotësimin e infrastrukturës mbrapa do të çlirohet gjithë pjesa përpara sepse nuk është një rrugë për të përshkuar atdheun, por është një rrugë shëtitoreje dhe nuk mund të ketë një shpejtësi më të madhe se sa shpejtësia që imponon kalimi me 2 korsi. Nuk mund të ketë më shumë korsi, sepse ndan në mënyrë brutale gjithë pjesën e jetueshme nga plazhi dhe i kthen në aventura gjithë kalimet e rrugës së atyre që vijnë për të pushuar, ose atyre që jetojnë drejt hapësirës publike dhe patjetër që rruga dytësore që do të ndërtohet, rruga mbrapa dhe rruga lart do të plotësojnë gjithë nevojat për një trafik më normal. Ndërkohë që në kohën e pikut bllokohen autostrada, jo më rrugët e qyteteve turistike që janë gjithmonë të rënduara nga trafiku,” – nënvizoi Kryeministri.

Në këto inspektime, Kryeministri Rama shoqërohej nga kryetari i Bashkisë së Vlorës, Drejtori i Fondit Shqiptar të Zhvillimit dhe ekipi teknik i punimeve.

rama
rama
rama



Redaksia Online
Al.Ç/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    PD paralajmëron protesta, bllokim rrugësh e kaos në Kuvend, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Vrasja e Nasrallah/ Presidenti iranian Pezeshkian viziton selinë e Hezbollahut, kryeministri i Rusisë zbarkon në Teheran

Vrasja e Nasrallah/ Presidenti iranian Pezeshkian viziton selinë e Hezbollahut, kryeministri i Rusisë zbarkon në Teheran