TIRANË-Kryeministri Edi Rama inspektoi sot në Lezhë projektin për rikonstruksionin e 36 shtëpive të komunitetit rom dhe egjiptian.
Kryeministri Rama, së bashku me Ministren e Zhvillimit Urban, Eglantina Gjermeni, dhe kryebashkiakun e Lezhës, Viktor Tushaj panë nga afër ndryshimin që është bërë në lagjen "Skënderbeg" falë këtij projekti me vlerë mbi 11 milionë lekë, i cili është financuar nga buxheti i Ministrisë së Zhvillimit Urban.
Kryeministri Edi Rama inspektoi sot në Lezhë projektin për rikonstruksionin e 36 shtëpive të komunitetit rom dhe egjiptian
Përfitues nga ky investim janë 36 familje rome, banesat e të cilave janë rikonstruktuar me ndërhyrje pjesore dhe të përgjithshme.
Ndërhyrjet konsistojnë në zëvendësimin e dyer dhe dritareve, riparime pjesore apo ndërrime totale të çative, suvatime të pjesshme dhe të përgjithshme nga brenda dhe jashtë objekteve. Gjithashtu, ky investim ka prekur dhe punimet elektrike, në rastet kur është identifikuar e nevojshme.
36 banesat e rikonstruktuara përtej përmirësimit të kushteve të jetës për këto familje, kanë sjellë dhe një pamje të re kësaj zone.
Përmirësimi i kushteve të jetesës dhe integrimi i komunitetit rom dhe egjiptian është një nga prioritetet e Ministrisë së Zhvillimit Urban./ATSH/
/Shqiptarja.com