Rama inspekton punimet në aksin Vorë-Fushë Krujë: Do të jetë me standarde

Kryeministri Rama ka inspektuar punimet segmentin Vorë-Fushë Krujë, ku po investohen 4.9 milionë euro.

 Ky është rindërtim goxha i thellë dhe i domosdoshëm, sepse ishte një nga akset më të shpartalluar, ndërkohë që është aks kombëtar, për momentin, deri kur të ndërhyjmë në mënyrë rrënjësore me ndërtimin e të gjithë rrugës së re Kashar-Thumanë, pastaj lart deri në Balldren dhe të krijojmë një rrugë të standardeve siç dimë ne.

Edi Rama

Kreu i qeverisë tha se kjo është një ndër akset e tjera të rëndësishme ku po ndërhyhet, duke kujtuar Rrugën e Arbrit dhe Burrel-Klos. “Klosi, - u shpreh Kryeministri, - që në kohën kur kishte shkel shoku Enver atje, s’kishte vënë dorë më as njeri, vetëm për të shkuar për të ngritur gishtat e demokracisë. Edhe rruga e Arbrit po ecën shumë mirë”.  Drejtori i Autoritetit Rrugor tha se deri më tani për Rrugën e Arbrit janë kryer 20% e punimeve.

 Rruga e Arbrit deri tani është me ritme shumë të kënaqshme. Jemi diku mbi 20 e ca për qind punime të kryera. Shumë afër fillojmë dhe Milot-Balldren dhe Thumanë-Kashari dhe me këto, i gjithë aksi merr formë përfundimisht, bashkë me të gjithë elementët, deri në Balldren ku shmanget ajo rrëmuja dhe gjithë ajo situata e pakëndshme që është krijuar në hyrje të Lezhës.

 Afrim Qëndro Kreu i ARRSH

Kryeministri Rama nënvizoi gjithashtu nevojën e zgjidhjes përfundimtare të problemit të ujërave në autostradën Tiranë-Durrës, që sollën përmbytje një vit më parë.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush kë do të forcojë më shumë protesta e 7 tetorit?



×

Lajmi i fundit

Milani humbet dy penallti, De Gea hero! Fiorentina fiton 2-1 kundër kuqezinjve

Milani humbet dy penallti, De Gea hero! Fiorentina fiton 2-1 kundër kuqezinjve