Kryeministri Edi Rama ishte në vendndërtimin e impiantit të trajtimit të mbetjeve urbane në Sharrë, ku u njoh me projektin. Sipas kryeministrit, teknologjia e impiantit është ndër më të avancuarat dhe garanton respektim e mjedisit.
Ky është një model me avantazhe të mëdha dhe në raport me landfille tradicionale, pavarësisht se ca broçkullohet këtu me ne, sepse landfillet tradicionale kanë një shtrirje të pafundme në terren. Nga ana tjetër gjithë procesi i trajtimit, është një proces shumë më i sofistikuar dhe shume kualitativ këtu. Prodhimi i biogazit i kombinuar me asgjësimin e gjithë pjesës së hijezuar është me standarde optimale sipas normave të BE, duke pasur parasysh që ne këtë investim, është një nga liderët global të kësaj fushe, dhe ajo që është e rëndësishme për ne, është që ne të realizojmë sepse nëse u ndërtua në Elbasan, nuk duhet të jetë vetëm bashkia Elbasan, por duhet të jetë gjithë zona përreth. Ndërsa u ndërtua në Tiranë, duhet të jetë Durrësi, Kavaja, Kruja dhe gjithë bashkitë në mënyrë që nga njëra anë, nga pikëpamja e kostove të jetë më e arsyeshme, sepse është volum që krijon ulje të kostove, dhe nga ana tjetër që nga pikëpamja ambientale, gjithë territori i një rajoni të tërë siç është zona e Tiranës, të jetë shumë i garantuar dhe të kalojë në një botë tjetër.
Kryeministri i vendit, Edi Rama
SHUME SHPEJT MJEDISORET DA TA SHPALLIN ZONEN E SHARRES RREZIKSHMERI RRISK DENGURUS PER JETEN PLUHUR DHE AVUJ KANCEROGJENE
PërgjigjuTimonier po leri inxhinieret te spjegojne , se po flet per gjithe provesin teknologjik te landfilldid . Cdo vizite do japesh shpjegime per ceshtje qe nuk ke njohurit e mjaftueshme . Shume mire ben qe unspekton
Përgjigju