Tanimë është hapur kantieri për rindërtimin e rrugës dhe në pranverë, rruga pritet të jetë funksionale dhe me të gjithë standardet europiane të infrastrukturës. Kryeministri Rama ishte në kantierin e sapohapur të ndërtimit.
“Parametrat janë shumë të mirë. Nga tre metra që është tani do jetë 6 deri në 9 metra, me ndriçim në hyrje të qytetit, me kanalizime. Është një rrugë me standarde europiane”, - shpjegoi projektin, Benet Beci, drejtori i Fondit Shqiptar të Zhvillimit.
Rruga e re dhe transformimi që ka ndodhur në Ulzë falë programit të Rilindjes Urbane do të tërheqë edhe më shumë vizitorë, duke i dhënë një shtysë më të madhe zhvillimit të zonës e sidomos turizmit
“Tani rruga është një shteg. Duke qenë se është bërë gjithë ai transformim aty në Ulzë, - u shpreh Kryeministri Rama, - rruga lidhëse me rrugën kryesore do t’i japi shumë më tepër mundësi edhe që njerëzit të vijnë e ta shijojnë atë bukuri atje. Do keni më shumë vizitorë, shërbime dhe turizëm se ajo zonë mund të bëhet shumë më e bukur nga ana turistike dhe me shumë vlerë dhe gjithë ai transformimi që është bërë atje duhet të lidhet”.
Banorët i kujtuan Kryeministrit një tjetër premtim: “Na keni dhanë një llaf, që do rregulloni çatitë e disa shpive, që janë t’u na zënë.”
Vija liqenore e Ulzës, nënvizoi Kryeministri, do të jetë një ndër projektet në të ardhmen për Ulzën dhe bashkë me të, edhe rregullimi i çative të shtëpive që brenda saj. “Po bëjmë projektin për bregun e liqenit dhe aty ishin edhe ato çatitë e lodhme. Do t’i bëjmë edhe ato patjetër.”
Redaksia Online
D.T/Shqiptarja.com









