Rama inspekton shkollën e re në Krujë: Përgjigje ndaj kujtdo që gjuan me gurë

Kryeministri Edi Rama i shoqëruar nga ministri për Rindërtimin Arben Ahmetaj kanë shkuar sot për inspektim në një shkollë tjetër që po ndërtohet në vendin tonë, në Derven të Krujës.

Teksa ka parë palestrën e shkollës “Kastrioti” në Derven të Krujës, Rama nuk ka harruar të japë edhe një ide për dritaret.

“Dritaret e palestrës mirë është t’i vendosim me rrjetë se pastaj thyen dhe pastaj fillon historia. 158 shkolla të reja me standarde europiane janë një përgjigje kuptimplotë, ndaj kujtdo që gjuan me gurë e me baltë mbi këtë qeveri që në 7 vjet e 3 muaj ka bërë më shumë për Shqipërinë që Duam se sa të gjitha qeveritë e tjera bashkë", tha kryeministri Rama.

Ndërsa Ahmetaj, i pavëmendshëm teksa kanë zbritur shkallët, është përplasur me një dërrasë.

 

I.K/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Media britanike ‘Metro’: Shqipëria mes pesë destinacioneve spektakolare për të vizituar në 2025

Media britanike ‘Metro’: Shqipëria mes pesë destinacioneve spektakolare për të vizituar në 2025