Personat e papunë që ju drejtohen zyrave të punës, por nuk kanë një kualifikim fillestar dhe nuk dinë se nga t’ia fillojnë apo ç’lloj pune duhet të kërkojnë, tashmë ndihmohen nga zyrat shtetërore përmes një trajnimi disa javor.
Kryeministri Edi Rama ishte në mjediset e Qendrës së Formimit Profesional në Durrës, që ofron kursin e trajnimit "Start SMART".
“Qendra e Formimit Profesional Durrës i shërben të gjithë zonës së Durrësit, Krujës, Fushë-Krujës me shërbime trajnimi afatshkurtër që variojnë nga disa javë në disa muaj, maksimumi në rreth 6 muaj. Konkretisht, një nga paketat e fundit që kjo qendër e formimit profesional ka lancuar është paketa “Start Smart” dhe që targeton të gjithë ata që kanë qenë të papunë për një kohë të gjatë, të larguar nga tregu i punës dhe i trajnon ata me aftësi bazë si të kërkojnë një vend pune, por edhe si të kenë shprehitë e duhura për të fituar një vend pune", u shpreh zëvendësministrja e Ekonomisë, Dajna Sorensen.
Një nga mësueset e qendrës është shprehur se zyra e punësimit orienton të gjithë në formim profesional ose në punësim.
“Janë të gjithë punëkërkues të papunë, që vijnë nga zyra e punësimit dhe sot fillojnë kursin në qendrën tonë. Kursi është dyjavor, 4 orë mësimore çdo ditë, bëjmë vlerësimin e aftësive sociale dhe në fund bëjmë profilin që e çojmë në zyrën e punësimit", tha një nga mësueset e Qendrës
Kryeministri iu premtoi kursantëve se mbështetja do të vijojë edhe më pas kursit, duke i ndihmuar ata në gjetjen e një pune.
“Të jeni të sigurt që kjo ju ndihmon shumë se ju e keni dëshirën për punë, por s’keni akoma një kualifikim minimal. Kështu që këtu merrni disa parime bazë, pastaj në vijim ne do t’ju ndihmojmë për të pasur kontaktet e duhura me sipërmarrjet dhe për të filluar punë", tha Rama.
B.K./r.k./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
26 Dhjetor, 08:05
Si ka qenë për ju viti 2024?
-
I mirë
44.2%
-
I keq
22.6%
-
As i mirë as i keq
33.2%
Vota total: 1445
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Ylli Pata: Legjendat elektoralo-amerikane të Sali Berishës
25 Dhjetor, 20:00
-
Berisha me gratë demokrate të LDG: Kjo është qeveria e Luciferit, 13 km rrugë për të vjedhur 14 herë! Ministret e Ramës pa forcë morale
25 Dhjetor, 19:13
-
Ben Andoni: PD-ja përballë protestave, por pa publikun?!
25 Dhjetor, 18:53
-
'Erdhi në jetë bebushi i parë', Rama: Krishtlindja këtë vit nisi me një mrekulli të vogël
25 Dhjetor, 12:33
-
'Gëzuar Krishtlindjet', kartolina e krerëve të shtetit, politikës e ndërkombëtarëve për të krishterët! Begaj: Të reflektojmë mbi vlerat më të larta të njerëzimit
25 Dhjetor, 08:09
-
Akuzat e opozitës për mbylljen e TikTok! Rama fiton garën me fansat, 2 milionë pëlqime! Berishën e mund edhe Arlind Qori
24 Dhjetor, 19:58
-
'Thuhet lart e poshtë ‘ai fiton, se opozita është e dobët!’ Rama 'thumbon' kritikët: Ka një arsye kryesore për fitoret e mia...!
24 Dhjetor, 19:53
-
Rama me ambasadorët: Do doja që karrigia e Federatës Ruse të mos ishte bosh, viti tjetër sjelltë paqe në Ukrainë dhe Lindjen e Mesme!
24 Dhjetor, 19:15
-
Rama në darkën me ambasadorët për festat e fundvitit: Shqipëria nuk ka plan B, vetëm anëtarësimin në BE! Presidenti i ri i SHBA-ve sjell mundësi të reja
24 Dhjetor, 18:26
-
Kryeministri Rama ndan medaljet për 188 nxënës ekselentë: Jeni heronjtë e mi, ju kam zili! Manastirliu: Kini guxim të ëndërroni
24 Dhjetor, 11:59
-
Festat e fundvitit, fëmijët dhe prindërit e skuadrës së kryeministrisë festojnë së bashku
24 Dhjetor, 08:19
-
Çiklizëm/ 'Giro d’Italia' 2025 fillon nga Shqipëria me tre etapa, Rama: Garohet në Tiranë, Durrës dhe Vlorë! Ndiqet nga 800 milionë njerëz (Itinerari)
23 Dhjetor, 13:07
Ky eshte mashtrimi i radhes pasi nuk ka asnje zyre punesimi qe ka punesuar asnje person, ne keto 5 vite, ndonse ato sherbime jane falas nga BB.. pasi papunesia fukarallaku, jane bere poblemi shqetsuaes per shtersat ne nevoje deri tek familjet e mesme.
Përgjigju