Kryeministri Rama ka dhënë së fundmi një intervistë për revistën italiane “Oggi” ku flet për Shqipërinë dhe zhvillimet e fundit në vend.
Gazetarja italiane Maria Giuseppina Buonanno, ka intervistuar kryeministrin Rama në zyrën e tij në Tiranë e pyetja e saj e parë qe: Si do të zgjidhet kriza politike në vend?
“Të shohim “, thotë Rama e për gazetaren italiane, kryeministri shqiptar ka vështrimin e dikujt që është i mbushur me mendime por që i shikon nga njëmijë dritare.
“Nga shkurti i kaluar, shkruan revista italiane, PD e cila është parti e qëndrës së djathë ka organizuar protesta në rrugë kundër Ramës duke kërkuar dorëheqjen e tij për korrupsion, si dhe zgjedhje të reja politike.
Tashmë shumë presin zgjedhjet vendore të 30 qershorit, që e djathta i ka bojkotuar.
Por ata i mbajnë shpresat tek turizmi.”
“Në 2013 turistët në Shqipëri ishin 2,3 milionë, në 2018 ishin 6 milonë e ne synojmë të arrijmë në 10 milionë gjatë 5 viteve , thotë kryeministri Rama, duke shtuar se dhe pse Shqpërisë i mungon Leonardo e Ghioto , ka shumë histori e kulturë për t’u zbuluar e rrëfyer.”
“Shqipëria, shkruan media italiane, ka më pak se 3 milionë banorë por ka parqe arkeologjike si Apollonia e Butrinti.
Në Shqipëri ekzistojnë gjurmë urbanistike të arkitekturës italiane lindur nga aleanca e Shqipërisë me Italinë fashiste, ekzistojnë bunkerë që dëshmojnë sundimin e vendit nga regjimi komunist, disa thonë se janë rreth 175 mijë e disa të tjerë mbi 700 mijë.
Shqipëria ka detin e brigjet e frekuentuar shumë nga turistët kosovarë, polakë e italianë.
Vetëm në vitin e shkuar Shqipërinë e kanë vizituar rreth 436 mijë itlalianë e mbi 60 % në krahasim me vitet e fundit.
Ndërsa në 2018 numri i turistëve u rrit me 15.8% më shum në krahaisim me 2017″.
“Shqipëria ku mungojnë rrjetet hekurudhore e auostradat, po ndjek një rrugë zhvilimi bazuar tek turizmi.”
“Shqipëria rrëfen Rama për revistën italiane, i ngjan Italisë së viteve ’60. Ejani, thotë ai, vizitoni Shqipërinë e do të gjeni gjyshërit tuaj, ashtu sic ata dikur shihmi me shpresë të ardhmen.
E ndoshta dhe për të parë se sa të aftë jemi dhe ne për të shkatërruar peisazhin, ashtu si dhe ju dikur”, shton me një ironi të hidhur kreu i qeverisë shqiptare.
E si për të justifikuar se disa gabime janë të pashmangshme, nënvizon revista italiane Oggi, kryeminsitri shqitpar shton se “në një proces modernizimi jo gjithçka funksionon gjithmonë si duhet”.
“Turizmi, thotë Rama, sjell punë, njohuri e hapje ndaj botës, e ne kemi shumë për të mësuar e për të kopjuar nga Italia. Ne ndjehemi italianë.”
“Në Shqipëri ka rreth 20 mijë italianë sipërmarrës e studentë, shton Rama, ndërsa gazetarja italiane korigjon duke informuar se sipas regjistrit të Ministrisë së jashtme italiane në Shqipëri jetojnë vetëm 2500 italianë.”
Për media italiane kryeminstri shqiptar kujton se në Shqipëri ekziston taksa e shseshtë vetëm 15% ashtu si në Itali ka propozuar dhe Salvini, prandaj është një vend i hapur për investitorët e huaj.
“Shqipëria , nënvizon Rama ka ëndërr Europën. Për ne, thotë ai, është i vetmi vend paqe, e ne jemi në zemër të saj pa qënë pjesë. “
Për Kryeministrin shqitpar Europa duhet të ndryshoj e të refomohet por nuk duhet braktisur. Lindja e BE ishte një projekt futurist, tha ai.
“Në Shqipëri, thotë Edi Rama. të gjithë flasin italisht e kanë mësuar nga televizioni përgjatë viteve të komunizmit ku u vranë 7 mijë persona, u internuan mbi 40 mijë, ku u shkatërruan 2500 kisha e xhamia.
Pas rënies së këtij regjimi nisi eksodi i madh i shqiptarëve dhe drejt Italisë e ku sot jetojnë 500 mijë shqiptarë.”
Në mbyllje të intervistës së tij kryeministri shqiptar thekson “Shpesh flitet për Shqipërinë si vendi ku mbretëron kr.imi i organizuar.
Por ky është një vizion që ka prekur e prek dhe Italinë. E atëherë ne jemi të dytët, vijmë menjëherë pas jush.”
“E thotë si batutë, komenton gazetarja italiane, e të gjithë qeshin dhe italianët e pranishëm.
Ndërsa Rama largohet me atë vështrim që hap dritaret ndër mendimet e tij të shpeshta, shqetësime e një te ardhme me ngjyra të ndezura.
O kafshe! Italia ju merr frymen politikaneve te korruptuar edhe mafjozeve, i rras mren edhe ju sekuestron gjithçka. Ketu ligjin e ben krimineli, atje qytetari
Përgjigju" e ke fjalen per berluskonin besoj