Rama: Rritja e ekonomisë do të vijë nga Reforma Drejtësi, aksesi i krimit ka bllokuar ecurinë e saj (VIDEO)

Kryeministri Edi Rama tha se rritja e ekonomisë në Shqipëri do të vijë nga Reforma Drejtësi, për shkak se deri më sot aksesi i krimit në ekonomi ka bllokuar rritjen e saj. Rama ironizoi presidentin Ilir Meta përballë "shtëpisë' së tij (presidencës). Duke folur për lirinë në Shqipëri, Rama i tha të rinjve se mjafton të dëgjosh atë që ju keni mbrapa për të kuptuar se deri ku shkon liria për t'ia futur kot dhe askush nuk të thotë asgjë. Rama tha se rritja e ekonomisë në Shqipëri do të vijë nga Reforma Drejtësi, për shkak se deri më sot aksesi i krimit në ekonomi ka bllokuar rritjen e saj.

"Duhet ndërtuar rruga se si gjërat të thuhen dhe të dëgjohen. Ne kemi një situatë demokratike që besoj në nivelin e gjërave që thuhet nuk na e kalon njeri. Mjafton të dëgjosh këtë që keni mbrapa ju për të kuptuar se deri ku shkon në Shqipëri liria për t’ia futur kot dhe askush nuk të thotë gjë. Mjafton të hapësh tv dhe larg qoftë të shohësh ndonjë debat për të parë se çfarë lirie kanë njerëzit për ta shthurur gjuhën. Kjo nuk është cilësi demokratike e jetës. E përcakton fakti se sa dëgjohesh dhe se sa ndërveprim ka. Këtu është bërë fol, fol por kush po të dëgjon. Në këtë aspekt, FRESSH mund të krijojë një model të ri. Nëse do kemi edhe 4 vite të tjera si këto 4 vite nuk ka çfarë na duhet FRESSH. Kjo për organizimin. Patjetër ju i duheni PS-së dhe të ardhmes së këtij vendi. Rritja e mbështetjes për paga apo bursa, pensione dhe gjithçka tjetër do vijë si rezultat i rritjes së mundësive ekonomike. Rritja e mundësive ekonomike vjen si rezultat i gjërave që po bëjmë. Reforma në Drejtësi do të rrisë mundësitë ekonomike sepse drejtësia e kapur dhe akses i krimit në ekonomi janë dy bllokues të mëdhenj për rritjen ekonomike. Kjo është arsyeja pse qeveritë kanë përgjegjësi të madhe historike për shumë vendime që marrin. Është e thjeshtë të hapësh Universitete Privat që të gjithë shkojnë në shkollë, por pasojë janë të gjithë ata të rinj që kanë një diplomë që nuk i duhet dreqit për jurist. Pashë disa të rinj në Durrës që rrinin në kafe dhe ishin jurist. Aty lart nuk kishin nevojë për avokat por më mirë me ato lekët që merr aty lart se sa të pish kafe me lekët e prindërve. Shteti nuk mund të jetë punëdhënës për ata që duan punë. Pas paktit për Universitetin, kush është shumë i mirë në mësime e ka një mundësi të punojë në shërbim të shtetit. Sot janë qindra. Deri dje nuk kishe shans të vishje bluzën e bardhë nëse nuk njihje apo nuk paguajë. Sot konkurron dhe merr punën. Tani janë 4000 infermiere dhe mjekë të rinj që janë futur në punë kështu. Mësuesit deri dje, bëheshin nxënësit më të dobët të maturës shtetërore. Nga aty dilnin të gjithë mësuesit e këtij vendi. Sot kemi një sistem që vë në vend, atë që është kërkesa themelore e çdo prindi kur e çon në shkollë. Të gjitha këto kërkojnë kohën e tyre dhe rezultatet e këtyre ndryshimeve nuk vijnë sot për nesër.  Dua të them që eksperienca politike dhe e pjesëmarrjes në politikë është tjetër. Është shumë e rëndësishme pjesa e sportit që ka të bëjë me një skuadër. Eksperienca politike në një organizatë si FRESSH apo PS është një eksperiencë jete. Nëse ju do e krijoni bashkë me njëri tjetrin do të jeni njerëz që dini të përballoni vështirësi edhe në familje. Shiheni si një eksperiencë jete, jo thjesht për të bërë këto takimet formale. Shiheni si një hapësirë ku ju të mund të ndiheni më të pasur në mendje dhe në zemër të mund të keni kapacitetin të ndërtoni rrugë komunikimi", tha Rama.


Lajmi kryesor:

Rama me të rinjtë para presidencës, mesazh Metës një ditë para tubimit: Vendi jo peng i besëlidhjes apo besëlikes (VIDEO)


  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë