Rama me të rinjtë para presidencës, mesazh Metës një ditë para tubimit: Vendi jo peng i besëlidhjes apo besëlikes (VIDEO)

TIRANE- Kryeministri Edi Rama sfidoi hapur presidentin Ilir Meta vetëm 24 orë nga tubimi anti-qeveritar i thirrur ditën e nesërme, duke zbritur kongresin e PS në ditën e tretë të tij në bulevardin "Dëshmorët e Kombit" përballë presidencës. Rama tha se vendi nuk mund të jetë peng i besëlidhjes, apo besëlikes argument me të cilin Meta ka thirrur tubimin më 2 Mars në Bulevard.  Duke folur për lirinë në Shqipëri, Rama i tha të rinjve se mjafton të dëgjosh atë që ju keni mbrapa për të kuptuar se deri ku shkon liria për t'ia futur kot dhe askush nuk të thotë asgjë.

Kreu i qeverisë theksoi gjatë fjalës së tij se ashtu si PS, edhe Forumi Rinor i Partisë Socialiste FRESSH-i duhet të hapet, për të mos qenë në drejtimin e një personi, por të ketë bashkëkryetarë një djalë dhe një vajzë. Gjatë zhvillimeve të ditë së tretë kongresit studentë që kanë jetuar dhe studiuar jashtë vendit folën për eskperiencën e tyre dhe arsyen pse kanë zgjedhur të qëndrojnë në Shqipëri. Pasditen e sotme pritet të dalin edhe rezultatete e votimeve në PS për 137 anëtarët e rinj të Asamblesë Kombëtare, e cila më pas do të zgjedhë edhe Kryesinë e re të partisë.

Në ditën e parë të kongresit kryeministri Rama vlerësoi fuqizimin e rolit të gruas jo vetëm në strukturat e Partisë Socialiste por kudo në Shoqëri. Ai tha se do vendoset një bashkëkryetare në çdo organizatë socialiste dhe tekstet feministe do të futen me detyrim në programet e shkollave

ditën e dytë të sesionit të punimeve të kongresit u votua për ndryshimin e statutit. Rama paralajmëroi se nuk do të ketë më para në xhepa dhe "nën jastëk" të pajustifikuara, por të gjitha do duhet të depozitohet në llogari bankare. Nëse burimi i tyre nuk justifikohet Rama tha se pastaj do nisë ndërhyrja e OFL.  Ai premtoi se nga 1 janari 2021 paga minimale 300 mijë lekë të vjetra.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 12:59
Vetë me PS, e ëma me PD, Rama batuta me vajzën e FRESSH-it në kongres: Të fala mamit (VIDEO)

TIRANE- Historia e një vajze të FRESSH-i, ka pasuar me një batutë të kryeministrit Edi Rama e cila ka shkrirë se qeshuri të pranishmit në Bulevardin 'Dëshmorët e Kombit" gjatë punimeve të ditës së tretë të Kongresit të PS. Ajo tha se mamaja e saj e cila është me PD, e kishte bindur të shkonte në kongres edhe pse ndajnë bindje të ndryshme politike.

“Unë quhem Rabina Hajdini. Dua një duartrokitje se është hera e parë që flas në këtë podium. Dua të falenderoj mamin sepse më bindi që të jem këtu edhe pse ndajmë bindje politike të ndryshme", u shpreh vajza.

Rama me batutë u shpreh se mamaja e saj shikon larg dhe e kupton se edhe ajo duhet të vijë në PS e cila tashmë është e ardhmja. "Në radhë të parë vajzës që foli këtu me emocion dhe që e ka mamin me PD, të fala mamit. Shumë të fala mamit dhe komplimenta sepse vërtet mami shef larg dhe kupton që ndërkohë që ajo ka mbetur të PD vajza duhet të vijë te PS, sepse e ardhmja është këtu atje është e shkuara.”- tha Edi Rama.

Ora 12:11
Rama: Rritja e ekonomisë do të vijë nga Reforma Drejtësi, aksesi i krimit ka bllokuar ecurinë e saj (VIDEO)

Kryeministri Edi Rama tha se rritja e ekonomisë në Shqipëri do të vijë nga Reforma Drejtësi, për shkak se deri më sot aksesi i krimit në ekonomi ka bllokuar rritjen e saj. Rama ironizoi presidentin Ilir Meta përballë "shtëpisë' së tij (presidencës). Duke folur për lirinë në Shqipëri, Rama i tha të rinjve se mjafton të dëgjosh atë që ju keni mbrapa për të kuptuar se deri ku shkon liria për t'ia futur kot dhe askush nuk të thotë asgjë. Rama tha se rritja e ekonomisë në Shqipëri do të vijë nga Reforma Drejtësi, për shkak se deri më sot aksesi i krimit në ekonomi ka bllokuar rritjen e saj.

"Duhet ndërtuar rruga se si gjërat të thuhen dhe të dëgjohen. Ne kemi një situatë demokratike që besoj në nivelin e gjërave që thuhet nuk na e kalon njeri. Mjafton të dëgjosh këtë që keni mbrapa ju për të kuptuar se deri ku shkon në Shqipëri liria për t’ia futur kot dhe askush nuk të thotë gjë. Mjafton të hapësh tv dhe larg qoftë të shohësh ndonjë debat për të parë se çfarë lirie kanë njerëzit për ta shthurur gjuhën. Kjo nuk është cilësi demokratike e jetës. E përcakton fakti se sa dëgjohesh dhe se sa ndërveprim ka. Këtu është bërë fol, fol por kush po të dëgjon. Në këtë aspekt, FRESSH mund të krijojë një model të ri. Nëse do kemi edhe 4 vite të tjera si këto 4 vite nuk ka çfarë na duhet FRESSH. Kjo për organizimin. Patjetër ju i duheni PS-së dhe të ardhmes së këtij vendi. Rritja e mbështetjes për paga apo bursa, pensione dhe gjithçka tjetër do vijë si rezultat i rritjes së mundësive ekonomike. Rritja e mundësive ekonomike vjen si rezultat i gjërave që po bëjmë. Reforma në Drejtësi do të rrisë mundësitë ekonomike sepse drejtësia e kapur dhe akses i krimit në ekonomi janë dy bllokues të mëdhenj për rritjen ekonomike. Kjo është arsyeja pse qeveritë kanë përgjegjësi të madhe historike për shumë vendime që marrin. Është e thjeshtë të hapësh Universitete Privat që të gjithë shkojnë në shkollë, por pasojë janë të gjithë ata të rinj që kanë një diplomë që nuk i duhet dreqit për jurist. Pashë disa të rinj në Durrës që rrinin në kafe dhe ishin jurist. Aty lart nuk kishin nevojë për avokat por më mirë me ato lekët që merr aty lart se sa të pish kafe me lekët e prindërve. Shteti nuk mund të jetë punëdhënës për ata që duan punë. Pas paktit për Universitetin, kush është shumë i mirë në mësime e ka një mundësi të punojë në shërbim të shtetit. Sot janë qindra. Deri dje nuk kishe shans të vishje bluzën e bardhë nëse nuk njihje apo nuk paguajë. Sot konkurron dhe merr punën. Tani janë 4000 infermiere dhe mjekë të rinj që janë futur në punë kështu. Mësuesit deri dje, bëheshin nxënësit më të dobët të maturës shtetërore. Nga aty dilnin të gjithë mësuesit e këtij vendi. Sot kemi një sistem që vë në vend, atë që është kërkesa themelore e çdo prindi kur e çon në shkollë. Të gjitha këto kërkojnë kohën e tyre dhe rezultatet e këtyre ndryshimeve nuk vijnë sot për nesër.  Dua të them që eksperienca politike dhe e pjesëmarrjes në politikë është tjetër. Është shumë e rëndësishme pjesa e sportit që ka të bëjë me një skuadër. Eksperienca politike në një organizatë si FRESSH apo PS është një eksperiencë jete. Nëse ju do e krijoni bashkë me njëri tjetrin do të jeni njerëz që dini të përballoni vështirësi edhe në familje. Shiheni si një eksperiencë jete, jo thjesht për të bërë këto takimet formale. Shiheni si një hapësirë ku ju të mund të ndiheni më të pasur në mendje dhe në zemër të mund të keni kapacitetin të ndërtoni rrugë komunikimi", tha Rama.

Ora 11:48
Rama ironi para të rinjve: Imagjinoni Saliun kryeministër dhe FRPD në protestë para Ministrisë së Arsimit

1583059729_ramafoto.jpg

Kryeministri Edi Rama ka krahasuar Forumin Rinor të PS me atë të PD, duke ironizuar ish-kryeministrin Sali Berisha.

"Ne jemi një parti i hapur për të gjithë. Imagjinoni Saliun kryeministrër dhe FRPD në protestë para Ministrisë së Arsimit", tha Rama.

Ora 11:45
Rama ultimatum të rinjve të PS: FRESSH-i të hapet për t'u drejtuar nga vajzat, nuk është pronë e askujt ose nuk na duhet

Një ditë pas i hoqi vërejtje strukturave të PS për hapjen e partisë për ruajtjen e balancës gjinore në postet drejtuese, kryeministri Edi Rama ka bërë sot të njëjtën gjë me Forumin Rinor të Partisë Socialiste. Rama tha se FRESSH-i duhet të hapet për t'i dhënë mundësi vajzave të marrin poste drejtuese. Kryeministri kritikoi organizimin e FRESSH-it, kur tha se "nëse kalohen dhe 4 vjet si FRESSH-i tani, nuk ka çfarë iu duhet FRESSH-i fare. Kjo vlen për organizimin, se të gjithë ju jeni të vlefshëm dhe i duheni të ardhmes politike të këtij vendi" tha ai. 

"Më vjen shumë mirë që kjo formulë funksionoi dhe i dha mundësinë shumë njerëzve të merrnin pjesë dhe të flasim drejtpërdrejtë për shkak se në kanalet e komunikimit prioritetet janë të tjera. Është për të ardhur keq se nuk ka vend tjetër në botë që kronikën e zezë ta ketë në krye të lajmeve. Kronika e zezë duhet të ishte me orë dhe raportimi i vrasjeve duhet ttë zinte gjithë ditën. Nëse në Itali lajmet do të fillonin me kronikën e zezë njerëzit nuk do të dilnin më nga shtëpia. Jo se kronika e zezë nuk është e rëndësishme, por përgjegjësia e informimit publik kërkon të japësh ndjesi reale të vendit ku jeton. Këtu përmes mediave pa prekur shumë rëndë modeli i protagonistit. Kjo po ndodh në të gjithë botën por këtu ka proporcione të frikshme. Këtu protagonistit i shtohet bota e krimit dhe politika.

Sot Shqipëria ka numrin më të ulët historik të vrasjeve dhe për shkak të bombardimit në media dhe mospërmbajtjes për të transmetuar jo vetëm vrasjet por edhe përplasjet me pemën sjell një ndjesi jo inkurajuese. E them këtë për përgjegjësinë që duhet të marrin ne si familje politike për të lehtësuat komunikimin për ato që lidhen me jetën tuaj. Besoj se çuarja përpara e organizatës së të rinjve duhet të lidhet me transformimin e organizatës. FRESSH nuk mund të jetë më ai që ishte në këto katër vite sepse teknologjia e ka transformuar raportin e personit me realitetin duke të bërë të jesh në të njëjtën kohë objekt i bombardimit të informacionit nga e gjithë bota. FRESSH nuk do të vazhdojë atë avaz mblidhu, zgjidhu. Teknologjia për ne, PS dhe vajzat e djemtë e PS është instrument përmes të cilit kemi shumë për të thënë.  Transformimi i rrugëve të komunikimit duhet të prekë edhe FRESSH. Ky i fundit ka pasur një problem, atë të mbylljes, atë për t'u zgjedhur pa kompeticion që organizata të shkojë më tutje.

Risia që ne kemi futur në PS me burra, djem, gra dhe vajza është gjëja e duhur për tu bërë me FRESSH-in. FRESSH-i nuk ka pse të të drejtohet nga një djalë, por duhet të drejtohet nga një djalë dhe një vajzë. Të gjithë djemtë me mend janë shumë pak pa vajzat. Duhet t'i japim mundësinë vajzave që kanë shumë më pak kohë për të humbur për të treguar se kush jam unë e kush je ti dhe kanë shumë më pak kohë për të krijuat klane dhe përçarje, të cilat djemtë i kanë prirje. Vajzat janë më të mira se djemtë edhe në shkollë. Në provimet e Pizës, ku Shqipëria merr pjesë,vajzat me provimin e fundit janë një vit përpara me lexim. Nëse Piza do kishte një provim për shkurtimet në biseda djemtë do ishin përpara, por në lexim vajzat janë një vit përpara. E kuptoni sa të lodhur jeni. Pranojeni, hapuni dhe lërjani vajzave punët që nuk dini të bëni dhe mësoni si bëhen punët", tha Rama.

Ora 11:42
Rama me të rinjtë para presidencës, mesazh Metës: Vendi jo peng i besëlidhjes apo besëlikes (VIDEO)

Në një fjalim në podiumin e ngritur jashtë Pallatit të Kongreseve që mbushi bulevardin "Dëshmorët e Kombit" me të rinjtë ulur në karrige përpara Presidencës, kryeministri Edi Rama i çoi një mesazh në distancë kreut të shtetit Ilir Meta. Sipas Ramës, vendi nuk mund të jetë peng i besëlidhjes, agument me të cilin Meta ka thirrur tubimin më 2 Mars në Bulevard. Rama tha se vendi duhet të ecë përpara dhe se debati, qoftë edhe në media, duhet të shtrohet në arritjet e njerëzve të thjeshtë e të suksesshëm, histori frymëzimi që në media nuk zenë hapësirë - tha Rama.

"S'mund të jetë debat që të marrim vendin peng, debati që ka marrë mediat peng për gjithë këto kohë, besëlidhja dhe besëlikja, nuk është ky debati. Kush është me besëlidhjen, kush është me besëliken. Ky vend nuk është peng i atyre që shfaqen në televizor sikur janë ata dhe pas atyre nuk ka asgjë tjetër", u shpreh Rama.

Duke folur sërish para të rinjve, me këshilla se si duhet të ndërtojnë rrugën e komunikimit me njerëzit, kryeministri 'thumboi' sërish Presidenti Ilir Meta, kur tha se liria për t'u shprehur i jep mundësinë kujtdo ta keqpërdorë atë dhe të flasë publikisht gjëra të paqena, duke pasur parasysh këtu, akuzat për grusht shteti që Meta ka bërë ndaj mazhorancës.

"Duhet nxjerrë një mësim i rëndësishëm, duhet ndërtuar rruga se si gjërat të thuhen dhe të ndërtohen. Ne kemi një situatë demokratike që në nivelin e gjërave që thuhen nuk na e kalon njeri nga pikëpamja e lirisë. Liria për të thënë deri edhe çmenduritë më të mëdha, është e pakufishme. Mjafton të dëgjosh këtë që keni mbrapa ju, për të kuptuar se deri ku shkon në Shqipëri liria për t'ia futur kot. Dhe askush nuk të thotë gjë. Dhe kjo është në të gjitha nivelet. Larg qoftë të shohësh ndonjë debat në televizor për të parë se deri ku shkon gjuha dhe se çfarë lirie kanë njerëzit për ta shthurur gjuhën. Cilësinë demokratike të vendit nuk e përcakton fakti se sa shumë flet, por sa ndërveprim ka mes atyre që flasin e dëgjojnë. Se këtu është bërë "fol-fol, por kush po të pyet". Në të gjitha nivelet. Ju keni një mundësi për të krijuar një komunikim të ri duke  kapërcyer modelin tradicional. Nëse kalohen dhe 4 vjet si FRESSH-i tani nuk ka çfarë iu duhet FRESSH-i fare. Kjo vlen për organizimin, se të gjithë ju jeni të vlefshëm dhe i duheni të ardhmes politike të këtij vendi. Jo për t'u bërë të gjithë politikanë, se besoj nuk është kjo arsyeja pse jeni të gjithë këtu. Politika është shumë e bukur se është mundësia për të ndarë me të tjerët energji dhe ide në funksion të punëve që vetëm asnjë njeri nuk i bën dot. Politika për këtë ka lindur. Që njerëzit bashkë të bëjnë gjëra që nuk i bëjnë dot", u shpreh kryeministri Edi Rama, duke iu drejtuar të rinjve të FRESSH-it.

Ora 18:55
Kongresi socialist voton për 137 anëtarët e rinj të Asamblesë së PS-së

Prej pasdites së djeshme 1500 delegatët e Kongresit të Partisë Socialiste votuan në 13 qendra në Pallatin e Kongreseve për 137 anëtarët e rinj të Asamblesë Kombëtare, e cila më pas do të zgjedhë edhe Kryesinë e re të partisë.

Report Tv sjell pamjet e momentit kur ka hedhur votën e tij për anëtarët e rinj të Asamblesë edhe kryetari i PS-së, kryeministri i vendit Edi Rama. Sot është dita e dytë e kongresit, që do të mbyllet nesër.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • tironci: 01/03/2020 13:46

    Amon si nuk ja dhe fjalen taulantit ai eshte njishi aty , duket dhe nga forma kokes qe ka forme trapezi, kush bo politike ketu ahh mjere ju qe jetoni ne shqipni

    Përgjigju
    • ARDI: 01/03/2020 23:23

      Hahahaha fix, Taulant kokë cepi bënë politikat në Shqipëri...

  • www.youngtribune.com: 01/03/2020 13:19

    Tani Kryeminister eshte rasti ta fshish emrin e Metes nga politika. Beje po pate kellqe ose mos fol perralla shqiptare

    Përgjigju
  • Qytetar: 01/03/2020 12:58

    Shume genjehet dhe MASHTRIMET ne emer te krye qeveritarit ne shqiperi nuk ka siguri Jeta dhe prona Private ka vjedhje shtepish dhe pa siguri Per te jetuar

    Përgjigju
  • Pike e zeze: 01/03/2020 12:27

    Vendi nuk duhet te jete penge e Bese-likes --sipas Rames-- ;Por eshte --dhe te mbetet , penge e Ram kazanit .

    Përgjigju
  • Cim tironci: 01/03/2020 12:18

    Saliu eshte e keqja me e vogel se ne diktature

    Përgjigju
  • dashi: 01/03/2020 10:04

    Dele gati...beeee beee beeeeee

    Përgjigju
    • Hahaha: 01/03/2020 11:21

      Hahahahahaha e fortë kjo dele gati beeee beeee..

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë