Rama ironizon: Me kaq Frroka
bëjani targën Lezhës “LE FRR”

Rama ironizon: Me kaq Frroka<br />bëjani targën Lezhës “LE FRR”
Nga Fishta në Lezhë, kryeministri Edi Rama deklaroi se premtimet e ‘Republikës së re’ të PD e çojnë vendin në vitin e mbrapshtë 1997, ndërsa Lulzim Basha është në gjumë gjatë gjithë kohës.
 
Rama kërkoi votën e qytetarëve edhe një tjetër mandat, pasi sipas tij në mandatin e parë u hodhën themelet për ndërtimin e shtetit.
 
Luli zgjohet vetëm kur del në TV se pjesën tjetër është në gjumë. Dëgjova Preç Zogajn kur tha Republika e re do ua bëjë pensionin 250 mijë lekë, me u bë 250 mijë lekë me buxhetin qe kemi sot, për dy muaj është viti 1997, nuk ka më lekë për asnjë gjë.
 
Ja ky është një protagonist i Republikës së re. Kemi bërë një llogari sikur premtimet të realizoheshin, borxhi i Shqipërisë shkon përtej 100% dhe pastaj të marrë malli për Suden dhe Xhaferrin se ata të jepnin ndonjë gjë përpara se të hidhnin në greminë, këta ta bëjnë Shqipërinë rrafsh
” tha ai.
 
Gjatë takimit Rama nuk ka kursyer edhe batutat. “Se pashë prapë një Frrok tek lista e PD, tani një Frrok në bashki, një Frrok në Parlament, tani duhet të vijë edhe një Frrok prefekt dhe ta mbyllim këtë cikël dhe bëjeni targën e Lezhës ‘LE FRR’, se këtu i bie që nuk ka njeri tjetër, këtu është “LE FRR” ironizoi ai.


dy.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si po përballohet situata e krijuar nga zjarret në vend?



×

Lajmi i fundit

Paris 2024/ Mundësi Valiev fitoi medaljen historike për Shqipërinë, Rama: Një lajm që flet shumë! Komitetit ynë Olimpik ka rilindur

Paris 2024/ Mundësi Valiev fitoi medaljen historike për Shqipërinë, Rama: Një lajm që flet shumë! Komitetit ynë Olimpik ka rilindur