Kryeministri Edi Rama ironizoi opozitën në Kuvend, duke iu drejtuar deputetes Jorida Tabaku, e cila nuk ishte e pranishme në sallë. Duke iu referuar protestave, Rama tha se është demokratike të protestohet kundër qeverisë.

“Do të doja që dikush t’ia përcillte fjalën time Tabakut, meqë nuk është, sepse foli me pasion për protestën, dhe t’i thotë që të jesh në qeveri dhe të protestojnë kundër teje quhet demokraci, kurse të jesh në opozitë dhe të të përzënë nga protesta quhet ‘amanet mushkat, se kuajt ikën’.”


Lajmi kryesor:

Rama përplaset me opozitën në Kuvend: Becchetti ka marrë zero lekë nga shteti shqiptar, po hetohet nga SPAK! Paratë e ngrira të Albcontrol do t'i kthehen buxhetit (VIDEO)