Rama ironizon PD për protestë: Dilni nëse nuk doni rregulla


 
TIRANË, 18 Nëntor/ATSH- I. Vata/-Kryeministri Edi Rama ka ironizuar Partinë Demokratike nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale në lidhje me protestën e paralajmëruar më 22 nëntor. Kryeministri në mënyrë ironike akuzon opozitën si shkaktare të ndërtimeve pa leje, të gjendjes së energjisë elektrike ku vidhen 150 milion euro në vit, të diplomave false, të trafikut të drogës dhe kryesisht Lazaratin që për të gjitha këto, kërkon të protestojë.
"Do të ndërtosh pa leje? Do të vjedhësh drita sa të duash? Do diplomë pa shkuar në shkollë? Po Lazarat e rrena pa hesap do? Protesto ?#?Vajmedet PD", shkruan Rama.
Partia Demokratike tashmë prej ditësh ka organizuar takime në për rrethe për të sensibilizuar qytetarët që të ngrihen në protestë më 22 nëntor. Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha e ka bërë të ditur se me 22 nëntor, do të organizohet çeljen e protestave masive, ku sipas tij, shkak për këtë është gjendja e rëndë ekonomike, prishja e ndërtimeve në mënyrë selektive, ndërtimi i shtetit policor, rritja e çmimit të energjisë elektrike, papunësia..etj./a.g/

  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

Lutfi Dervishi: Bllokim rrugësh apo hapje shtigjesh…