TIRANE- Kryeministri Edi Rama duke cituar deklaratën e Ministrisë së Mbrojtjes për Arben imamin, kërkon që “ish-ministri i Mbrojtjes të ndëshkohet për korrupsion”. Ditën e sotme, Ministria e Mbrojtjes ka depozituar në Prokurorinë e Përgjithshme një kallëzim penal në ngarkim të ish-Ministrit të Mbrojtjes, Arben Imami dhe disa ish-punonjësve të kësaj Ministrie, për konsumin e veprës penale “Shpërdorim detyre”, “Shpërdorim i kontributeve të dhëna nga shteti”, si dhe “Shkelje e barazisë së pjesëmarrësve në tender apo ankand publik”.

Imami akuzohet për shpërdorim të kontributeve të dhëna nga shteti.

Kreu i qeverisë ka publikuar në faqen e tij në rrjetin social “Facebook” deklaratën e ministres Kodheli për kallëzimin nga Arben Imamit.

Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)