TIRANE- Kryeministri shqiptar Edi Rama priti sot në një vizitë zyrtare Kreun e Shtetit Italian Giorgio Napolitani, i cili mbërriti në kryeqytetin shqiptar pasditen e djeshme për një vizitë dyditore.
Ky takim u zhvillua në zyrën e kryeministrit shqiptar ku Rama dhe Presidenti Napolitano nënvizuan faktin se miqësia mes dy popujve, që i bashkon jo vetëm afërsia gjeografike, por edhe afërsia kulturore dhe interesa të përbashkëta si dy vende fqinje, përbën një bazë të fortë për avancimin e bashkëpunimit dypalësh.
Kryeministri Rama theksoi se mbi këto themele dhe konsiderimin e Italisë një partner kyç, ndërmori disa vizita në Itali, me fokus rritjen e shkëmbimeve tregtare dhe shtimin e investimeve italiane në Shqipëri.
Ndërkohë, Presidenti Napoletano vlerësoi punën e qeverisë shqiptare, si dhe garantoi Kryeministrin Rama se Italia qëndron në krah të Shqipërisë.
Në takim u vlerësua roli e kontributi i Shqipërisë në rajon, për të cilin Kryeministri Rama nënvizoi se 100 vjet pas fillimit të Luftës I Botërore, Ballkani jeton një situatë cilësisht të ndryshme.
Perspektiva e përbashkët europiane e Ballkanit, u shpreh Kryeministri, sot është e qartë dhe më e afërt. Sipas tij, kjo kërkon edhe marrjen e përgjegjësive të reja përballë sfidave të reja që kanë të bëjnë me zhvillimin e prosperitetin e rajonit.
Redaksia online
(sg/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com