Rama iu dha amerikanëve atë që donin!

Rama iu dha amerikanëve atë që donin!

Edi Rama

Mbledhja e djeshme e Këshillit të Sigurimit ishte një spektakël diplomatik.

Tashmë OKB-ja më shumë sesa një organizatë mbishtetërore që vendos rregulla loje mbinacionale mbështetur në parimet e humanizmit, është një shumatore korridoresh ku diskutohen interesa dhe merren vendime ku të drejtat e njeriut dhe të kombeve nuk janë në vendin e parë. Është normale.

Nëse dikur ishin dy superfuqi që e kishin ndarë më kampe, sot janë disa të tilla ku vendin e BRSS për nga fuqia gjeopolitike e ka zënë Kina dhe Britania dhe Franca konkurrohen nga Gjermania, Brazili dhe fuqi të tjera emergjente. Organizmat që varen nga OKB, janë kthyer në fushë përplasje interesash. Kriza e Covid e shfaqi më shumë se kurrë.

Si e tillë tashmë OKB më shumë sesa një organizëm mbi palët është një skenë politike për të shfaqur qëndrimet përpara opinionit botëror ca me sukses e ca duke pësuar fiasko. E ka përdorur Fidel Kastro, e ka përdorur Nikita Hrushov, Xhon Kenedi, Jaser Arafat, një mori udhëheqësish afrikanë dhe arabë të cilët mbahen mend pikërisht për këto ndërhyrje dhe spektakle. Një rast i tillë ishte dje.

Dje u zhvillua seanca e këshillit të sigurimit ku amerikanët kërkonin të vinin në cep të ringut Rusinë për agresionin e saj në Ukrainë. Rusët donin që këtë sesion ta minimizonin, ndaj dhe përfaqësuesi rus u përpoq ta vendoste në shina teknike.

Mirëpo Rama ishte në fushën e tij, atë të përplasjes publike, batutës dhe spektaklit duke e masakruar diplomatin rus që me siguri priste një përplasje ndoshta me Zelenskin ose Blinken, por jo të ndodhej nën breshërinë e batutave dhe sulmin e kryetarit të seancës. Si rrjedhim ai doli knock out që në fillim të ndeshjes dhe i mbeti fusha e lirë Zelenskit dhe Blinken.

Dje amerikanët prisnin një demaskim të rusëve nga goja e Zelenskit dhe Blinken, por Rama i tejkaloi dhe i dha publikut atë që kërkonte: Bashkë me demaskimin edhe spektaklin, duke e rritur audiencën e një mbledhjeje që në shumicën dërmuese të rasteve e shikojnë vetëm diplomatët.

Jo më kot thonë italianët që “Gjithë bota është fshat”, dhe ky fshati i madh rrumbullak që quhet Tokë, vdes të shikojë spektakle të cilin Rama ua dha dje duke sensibilizuar edhe një herë botën për masakrën që po ndodh në Ukrainë. Ishte ajo që amerikanët kërkonin dhe që Rama ua dha përtej pritshmërisë së tyre.

G.MO/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Kamberi: Nëse protestat 'shuhen', Vuçiç do e çojë Serbinë në diktaturë

Kamberi: Nëse protestat 'shuhen', Vuçiç do e çojë Serbinë në diktaturë