Rama: Ja 4 postet që lëshoj në qeveri, PD të sjellë emrat
Kryeministri Edi Rama mori përsipër mesditën e sotme të shpjegojë para opinionit publik me anë të një bashkëbisedimi me gazetarët prapaskenat e takimit të djeshëm Rama-Basha te Presidenti Bujar Nishani. ama zbardhi sot postet në qeveri që i ka lëshuar Bashës, me qëllim që opozita të monitorojë deri në detaj procesin zgjedhor për të cilin shprehet mosbesues VIDEO
TIRANE-Kryeministri Edi Rama mori përsipër mesditën e sotme të shpjegojë para opinionit publik me anë të një bashkëbisedimi me gazetarët prapaskenat e takimit të djeshëm Rama-Basha te Presidenti Bujar Nishani.
Kreu i qeverisë duke krahasuar politikën me lojen e shahut, shpjegoi se përse dje u paraqit tek Basha me propozime të reja, ndryshe nga ato të paketës të gjermanit, Mc Allister, që u diskutuan me opozitën në një tryezë 1 javë më parë.
Rama zbardhi sot postet në qeveri që i ka lëshuar Bashës, me qëllim që opozita të monitorojë deri në detaj procesin zgjedhor për të cilin shprehet mosbesues.
Një zv/kryeministër, një ministër shteti për Teknologjinë, një zv/ministër Arsimi, një zv/ministër për Punët e Brendshme, një zv/ministër për Drejtësinë, si dhe një zv/Drejtor i Policisë së Shtetit, janë postet për të cilat Rama shprehet se është gati të pranojë në moment emrat që do i propozojë Basha.
Duke i lënë këtë shteg hapur PD-së në mënyrë që të arrihet në një zgjidhje mbi ngërçin politik dhe të bindë PD të futet në zgjedhje, Rama i bëri thirrej Bashës të tregojë që di të bëjë liderin e të shpëtojë opozitën e të mos pëdoret nga aktorë të jashtëm që duan destabilizim.
Në mënyrë kategorike, Rama mohoi se do të ketë shtyrje të zgjedhjeve, ndërsa tha se këtë e dëshmojë d he sondazhet që ka bërë.
Në rrëfimin e tij të sotëm para gazetarëve, kryeministri tregoi dhe ‘frikërat’, ‘parandjenjat’ si dhe ‘suprizat’ që i erdhën në kohën që duhej të futej në zbatim Vettingu.
Me besim tek Meta, Rama i bëri të ditur Bashës, se koalicioni PS-LSI nuk mund të përçahet kurrë.