Rama: Ja gjendja e QSUT-së  sot
Premton transformim rrënjëso

Rama: Ja gjendja e QSUT-së  sot<br />Premton transformim rrënjëso
TIRANE -  Kryeministri Edi Rama vazhdon denoncimin në facebook të institucioneve shtetërore të cilat janë trashëguar të rrënuara nga qeveria e kryeministrit Berisha.
 
Sot në facebook Rama publikoi një tjetër album prej 42 fotosh të cilat tregojnë amortizimin dhe ndotjen skandaloze të ambienteve spitalore të Qendrës Spitalore "Nënë Tereza” me të cilën përballen çdo ditë pacientët.
 
Kryeministri e titullon albumin me pyetjen retorike “Çfarë lidhje kanë me spitalin këto pamje?” dhe premton ”Transformimi rrënjesor i Spitalit Nënë Tereza është në themelin e rrugës së rilindjes së sistemit shëndetësor “

Në Albumin e fotove të zë syri, plehra të hedhura në ambientet të brendshme të spitalit, apo jashtë tij.... në Pediatri, tek urgjenca aty ku mjekohen fëmijë muret gjithë lagështirë.... telat e rrjetit elektrik të lëna jashtë mureve... dhoma të spitaleve të përmbytura nga uji...

Madje aparati fokuson dhe një mi i cili lëviz nëpër ambientet e ndotura të spitalit, apo mace të cilat ushqehen në plehrat e hedhura jashtë mureve të spitalit, apo dhi dhe qen që shëtit në ambientet e jashtme të QSUT-së, apo ujrat e zeza që kanë dalë në sipërfaqe në oborret spitalore.  

qsut foto te spitalit qe i publikoi rama


QSUT
 

qsut foto te spitalit qe i publikoi rama


Prej disa ditësh kryeministrit të ri Rama publikoi foto të ambienteve të kryeministrisë dhe më pas të ministrisë së Brendshme të cilat janë trashëguar të shkatërruara.
Nga ana tjetër dhe mbështetës të kryeministrisë i janë kundërpërgjigjur me fotogaleri të tjera ku tregohet ana tjetër e medaljes.

fb Rama

Redaksia online
(Suela Gera/ shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    28 Nëntor, 09:20

    A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?



×

Lajmi i fundit

NBA/ Humbje për Cleveland dhe Golden State, Lakers rikthehen te fitorja! Oklahoma kryeson në Perëndim

NBA/ Humbje për Cleveland dhe Golden State, Lakers rikthehen te fitorja! Oklahoma kryeson në Perëndim