Rama: Ja si ndryshoi arkiva e
MAS, ç'na lanë delenxhinjtë e PD

Rama: Ja si ndryshoi arkiva e<br />MAS, ç'na lanë delenxhinjtë e PD
TIRANE - Në një kohë kur reforma në arsimin e lartë është bërë objekt diskutimi mes mazhorancës dhe opozitës, Ministria e Arsimit dhe Sportit ka publikuar në Facebook disa foto ku tregohet diferenca e gjendjes së arkivës në këtë institucion krahasuar me parardhësit. 

Edhe Kryeministri Edi Rama ka komentuar fotot e postuara nga Ministria e Arsimit, duke i cilësuar pushtetarët parardhës, delenxhinj që rrënuan Shqipërinë dhe sistemin arsimor.

Rama shton se vetëm në 300 ditë, kabineti i tij qeveritar arriti të sistemojë dokumentacionin që PD nuk e bëri dot në 8 vjet, si dhe të ushtrojë kontrollin që nuk u bë në 20 vjet në sistemin arsimor. Sipas Kryeministrit Rama, ky ka qenë edhe abuzimi më i madh në historinë e Shqipërisë sa i përket sistemit arsimor.

“Shihini vetë se çfarë quanin dosje universitetesh delenxhinjtë e pushtetit që rrënoi bashkë me krejt Shqipërinë edhe sistemin tonë arsimor dhe që sot dalin përditë në foltoren e SHQUP-it kundër shkuljes së piramidave në arsim! 300 ditë na u deshën të bëjmë kontrollin e munguar në 20 vjet dhe të sistemojmë gjithë dokumentacionin e shpartalluar nën pushtetin e viteve 2005-2013 që përkojnë me abuzimin më të madh me arsimin në historinë e shtetit shqiptar #VajmedetPD” shkruan Rama në Facebook.

rama fb

Më herët Ministria e Arsimit, postoi fotot e arkivës së ndryshuar të universiteteve,  të shoqëruara me fjalët, se tani më ajo nuk është depoja e kutive të këpucëve të Genc Pollos. Sipas Ministrisë, u arrit që brenda 300 ditëve të bëhet një kontroll i plotë dhe profesional i të gjitha institucioneve të arsimit të lartë publike e private duke bërë edhe katalogimin e tyre. 

MAS nënvizon se 170 mijë studentëve tashmë u është kushtuar vëmendja që meritojnë dhe jo më si kuti këpucësh të kalbur bodrumeve.

“Dosjet tona të arkivës, dhe kutitë e këpucëve të Gencit. Ja si i gjetëm dosjet e arsimit në MAS. Ndërkohë në më pak se 300 ditë bëmë një kontroll të plotë e profesional të të gjitha IAL-ve, publike e private, duke kataloguar me kujdes çdo dokument, çdo gjetje, çdo fakt. I trajtuam me vëmendjen që meriton sistemi i arsimit të lartë dhe e ardhmja e më shume se 170 mijë të rinjve, ndërsa ata nuk i dinin as emrin dhe i trajtonin si kuti këpucësh për t’i kalbur bodrumeve.” thuhet në postimin e MAS në Facebook.

MAS
(Në foto: Arkiva e Ministrisë së Arsimit, pas rregullimit të saj)

MAS
(Në foto: Gjendja se si ishte Arkiva e Ministrisë së Arsimit)


Mbyllja e 25 universiteteve publike dhe private ka krijuar debate të forta mes mazhorancës dhe opozitës. Nga ana tjetër, vetë Ministria e Arsimit dhe zyrtarë të saj me në krye ministren Lindita Nikolla, janë shprehur se studentët do të transferohen në të njëjtën degë në universitetet publike dhe private që do të vijojnë mësimdhënien.

Dje ministri publikoi edhe udhëzimin se si do të bëhet edhe kalimi i këtyre studentëve, ndërsa takime me ta po organizohen për t’i sqaruar lidhur me paqartësitë që mund të kenë.

Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    28 Nëntor, 09:20

    A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?



×

Lajmi i fundit

Fier/ Konsultimi në shkolla, Rama: Platformat sociale bëjnë biznes, edhe me fëmijët! TikTok frymëzon sjellje në kundërshtim me prindin apo mësuesin

Fier/ Konsultimi në shkolla, Rama: Platformat sociale bëjnë biznes, edhe me fëmijët! TikTok frymëzon sjellje në kundërshtim me prindin apo mësuesin