Rama: Janë 19 kriminelë në 
Kuvend? Në janar e vërteta

TIRANE - Pas takimit që zgjati rreth 1 orë e 20 minuta në ambientet e vilës qeveritare në kryeqytet dy krerët e koalicionit qeverisës kanë dalë me një konkluzion në të cilin kanë përshëndetur miratimin e ligjit për Dekriminalizimin duke theksuar se tashmë duhet të ecet me të njëjtin ritëm edhe për reformën në Drejtësi.

Kryeministri Rama tha se në janar do merret vesh e vërteta për të mësuar se sa është numri i kriminelëve në parlament duke qenë se PD tashmë ka thënë se janë 19. Ndërkohë kreu i Kuvendit Meta është shprehur se ligji nuk është çështje emrash por është në të mirë të shqiptarëve për të mësuar të vërtetë
 
Në takimin tashmë të përjavshëm është diskutuar mbi rëndësinë e ligjit tha Rama duke u shprehur se me padurim se pret të njoh emrat e kriminelëve që sipas opozitës janë 19 brenda mazhorancës.
 
"Bëmë një bilanc të vitit nga të gjitha aspektet. Njëkohësisht, diskutuam për ecurinë e mëtejshme të Reformës në Drejtësi, e cila tanimë kalon në një fazë te re, pas mbështetjes së hapur dhe të qartë që Komisioni i Venecias i jep kësaj reforme, si një domosdoshmëri për një ndryshim radikal.

Ne jemi të bindur që është përgjegjësi në radhë të parë e kësaj shumice të votuar nga një milion shqiptarë që të çojë përpara një proces për të cilin shqiptarët nuk janë të ndarë, por janë plotësisht të bashkuar. Një proces që t’u japë shqiptarëve mundësinë që tek dyert e drejtësisë të gjejnë drejtësi dhe nga dyert e drejtësisë të mos shikojnë të dalin më si të pafajshëm, njerëz që meritojnë ndëshkimin e ligjit.

Nga ana tjetër besoj se me votën e djeshme për ligjin për integritetin e figurave që meritojnë qoftë të zgjidhen në çdo nivel nga shqiptarët, qoftë t’u shërbejnë shqiptarëve në administratën shtetërore, kemi hedhur bazat për një hap të mëtejshëm në transparencën e plotë për përzgjedhjen e kujtdo që përfaqëson shqiptarët në çdo nivel apo që duhet t’ju shërbejë atyre në çdo pozicion në administratën shtetërore.

Nuk mund të rri pa shtuar, që pres me padurim që me hyrjen në fuqi të ligjit të shohim se kush janë kriminelët, -të mos gabohem janë numëruar 19 të tillë nga ana e SHQUP-it - dhe nga ana tjetër secili të marrë përgjegjësinë para popullit shqiptar për çdo shpifje, për çdo akuzë, për çdo kriminalizim që për interesa politike i ka bërë parlamentit dhe i ka bërë politikës në tërësi. Megjithatë, ligji hyn menjëherë në fuqi dhe në janar kur të rimblidhet parlamenti, do të jetë momenti i të vërtetës, për të parë se sa ka pasur të vërtetë dhe sa ka qenë propaganda e mirënjohur dhe famëkeqe e baltës mbi kundërshtarin.

Sepse, një gjë është që, së bashku çojmë përpara një proces që lehtëson padyshim çdo votues nga ndenja e keqardhjes madje dhe dëshpërimit, kur i është dashur të votojë për dikë që nuk e meriton, por meriton të jetë jashtë procesit të përzgjedhjes, por një gjë krejt tjetër është kriminalizimi i skajshëm, ekstrem që i është bërë jo vetëm politikës, por edhe Shqipërisë, zyrë më zyrë e vrimë më vrimë, nga ata, që në janar duhet të japin provën se kanë pasur të drejtë, kur flisnin për lista dhe për tufa kriminelësh qoftë në parlament, qoftë në nivele të tjera.."-tha Rama në fjalën e tij

 
Meta: Dekriminalizimi nuk është çështje emrash

Edhe kreu i Kuvendit Ilir Meta e ka konsideruar takimin si të domosdoshëm për të diskutuar një sërë reformash me interes për vendin duke theksuar edhe se Dekriminalizimi nuk është çështje emrash se kush është kriminel ose jo por është në interes të qytetarëve për të zbuluar dhe vënë para drejtësisë këdo.
 
"Jam i kënaqur që i'u dha një zgjidhje parimore, jemi të vendosur për zbatimin e ligjit, s'ka rëndësi sa emra do penalizohen, e rëndësishme sa qytetarë do jenë të qetë. Ky ligj nuk mendoj s ei duhet PS-PD i duhet shqiptarëve te përfaqësimi i tyre publik.  Takim i dobishëm kemi hapa të tjerë përpara, kemi dhe zbatiimin e rekomandimit të OSBE-ODIHR  që zgjedhjet e ardhshme të jenë të standardeve  ndërkombëtare"-tha Meta.


 
 
Takimi
Kryeministri u takua me Ilir Metën, kreun e Kuvendit, Shpëtim Idrizin kreun e PDIU-së, Ministrin e Brendshëm Saimir Tahiri, Ministrin e Drejtësisë Ylli Manjanin dhe deputetët Gramoz Ruçi e Taulant Balla në vilën qeveritare.

Ky takim vjen një ditë pas miratimit të buxhetit të vitit 2016 si dhe ligjit të Dekriminalizimit, ndërkohë që ky takim vjen pak ditë përpara seancës së të hënës, që do mbahet në Kuvend.
 
Në fokus të takimit të mbajtur ka qenë ligji i Dekriminalizimit i cili u miratua gjatë ditës së djeshme, me vota unanime nga të gjitha palët.
 
Në orën 12.00  Kryeministri, Edi Rama ka qenë ai që ka mbërritur në vilën qeveritare dhe takimi ka zgjatur më shumë se 1 orë e 30 minuta.

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

NBA/ Oklahoma lider në Perëndim, Bucks humbasin sërish! Fitojnë Miami e Memphis

NBA/ Oklahoma lider në Perëndim, Bucks humbasin sërish! Fitojnë Miami e Memphis