Rama javën e ardhshme në
Gjermani, takim me Merkel
Takimi i parë mes kryeministrit Edi Rama dhe liderit të opozitës Lulzim Basha, pritet të mbahet këtë jave. Kjo ka qenë kërkesa e mazhorancës ndërsa pritet vendimi i PD-s-së.
TIRANE- Takimi i parë mes kryeministrit Edi Rama dhe liderit të opozitës Lulzim Basha, pritet të mbahet këtë jave. Kjo ka qenë kërkesa e mazhorancës ndërsa pritet vendimi i PD-s-së. Pas takimit mes negociatorëve Taulant Balla e Majlinda Bregu, dita e djeshme nuk është shoqëruar me takime PD-PS, ndërkohë që në të dy kampet ka pasur lëvizje në lidhje me përcaktimin e detajeve për tryezën e pritshme mes Partisë Demokratike e Partisë Socialiste. Dhe pavarësisht ngërçit politik për çështjen e AMA-s një takim i suksesshëm Basha-Rama do t’i shërbente përmirësimit të klimës politike, e cila ka ndikimin e saj ne vendimin e qershorit për marrjen e statusit të vendit kandidat.
Dhe pikërisht në ditën e parë të prillit kryeministri Edi Rama do të vizitojë një prej vendeve më të rëndësishme të BE-së, Gjermaninë, e cila në muajin dhjetor kërkoi shtyrjen e statusit për Shqipërinë. Takimi mes kryeministrit Rama dhe kancelares Angela Merkel, është një prej momenteve më të rëndësishme për Shqipërinë dhe vjen 2 muaj para mbledhjes së Këshillit Europian. Që i bashkohet dhe përpjekjeve që Rama po bën për arritjen e konsensusit në Shqipëri, kërkesë kjo e BE-së. Kështu, një tjetër lëvizje që duket se i ka ardhur në ndihmë takimit të kryeministrit dhe kreut të opozitës, ka qenë edhe shtyrja e diskutimit të ndryshimeve në ligjin për nëpunësin civil.
Amendamentet ishin parashikuar të shqyrtoheshin dje në komisionin e Integrimit, por mbledhja është anuluar pas vendimit të grupit socialist për të kërkuar konsensus për një prej çështjeve më të rëndësishme për opozitën. Përtej shtyrjes së ndryshimeve në ligjin për nëpunësin, mazhoranca ka vendosur të heqë dorë nga ndryshimi i ligjit për median. Dhe dje në mesditë nënkryetari i komisionit Alfred Peza ka depozituar zyrtarisht tërheqjen e amendamentit të tij.
Me këtë lëvizje i hapet rrugë shpalljes së 4 vendeve bosh në Autoritetin e Mediave Audiovizive dhe shkarkimit të kryetares Endira Bushati; për të cilën tashmë Partia Demokratike e ka bërë të qartë, se është kundër pasi e sheh si tentativë për të kapur institucionet e pavarura. Me këto lëvizje të forta dhe të shpejta, Rama duket se po kërkon të bindë BE-në se Shqipëria e dialogut e meriton statusin.
Shkrimi u publikua sot (26.03.2014) në gazetën Shqiptarja.com (print)
Redaksia Online
(d.d/shqiptarja.com)
Sondazhi i ditës:
28 Nëntor, 09:20
A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?
-
Po
32.2%
-
Jo
62%
-
Deri diku
5.8%
Vota total: 2486
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Pak para përfundimit të mandatit, Borrell jep paralajmërimin për luftën në Ukrainë: Jemi në garë me kohën
29 Nëntor, 18:01
-
Incidente me djegie flamujsh shqiptarë dhe maqedonas në Shkup, BDI akuzon policinë: Ata e nxitën
29 Nëntor, 17:50
-
Lirimi i Berishës nga arresti shtëpiak, Dash Sula për Report Tv: Pati impakt edhe fitorja e Trump! Pa të, PD do ishte varrosur
29 Nëntor, 17:37
-
‘Po përgatisim ekspozitën e re të Isa Boletinit’, stërnipi i tij për Report Tv: Foto historike dhe fakte të papublikuara më parë
29 Nëntor, 17:20
-
Vlorë/ Ra nga kati i 3 i pallatit në ndërtim, 30-vjeçari ndërron jetë pas 9 ditësh në spital
29 Nëntor, 17:04
-
‘Sot jemi të gjithë Martin Cani’, nisma që bashkoi të rinjtë! Një portret i përjetësuar nga Helidon Haliti për 14-vjeçarin e vrarë
29 Nëntor, 16:47
-
E rëndë në SHBA, vriten me armë zjarri brenda shtëpisë çifti i shqiptarëve
29 Nëntor, 16:37
-
Gjermania do të ridislokojë sistemet e mbrojtjes ajrore Patriot në Poloni
29 Nëntor, 16:22
-
Moti i keq/ Shi dhe reshje bore, policia thirrjeve drejtueseve të mjeteve: Kujdes në qarkullim! Firmat kontraktore po punojnë për pastrimin e rrugëve
29 Nëntor, 16:07
-
Shefi i spiunazhit të Britanisë: Rusia po kryen fushatë sabotuese në Europë
29 Nëntor, 16:02
-
Real Madridin e ndjek tersi, pas humbjes me Liverpool i përplaset edhe autobusi (VIDEO)
29 Nëntor, 15:59
-
Moti i keq/ Reshje shiu në mbarë vendin, në zonat malore borë! Gurë e inerte në rrugë, ARRSH: Kujdes në qarkullim
29 Nëntor, 15:56