TIRANE- Kryeministri Edi Rama ka ritheksuar edhe njëherë gatishmërinë e qeverisë që ai drejton për të përmbushur kërkesat e opozitës, edhe pse nuk ka diçka konkrete të kërkuar nga PD. Në pritjen e organizuar për përfaqësuesit e Trupave Diplomatike në vendin tonë me rastin e festave të fundvitit, kreu i qeverisë ndër të tjera është shprehur se mazhoranca është gatshme të bëjë gjithçka për kthimin e opozitës në Kuvend.
Ndërkaq, kryeministri Rama u shpreh se qeveria që ai drejton është e para në historinë e vendit tonë që i ka lënë hapësirë opozitës, ndërsa sa i takon Parlamentit tha se opozita aktuale ka konsumuar më shumë kohë në foltore sesa shumica.
“Nuk dimë ç’të bëjmë më shumë për opozitën, por jemi gati të bëjmë gjithçka për kthimin e saj në Kuvend. Është qeveria që është marrë më pak me opozitën në historinë e këtij vendi. Jemi parlamenti i parë, që kur ka qenë në sallë opozita ka konsumuar më shumë kohë në foltore sesa shumica”, u shpreh kryeministri Rama.
Ndërkaq, duke u ndalur edhe tek presidenca italiane e BE-së, kryeministri Rama shprehur urimin që kryeministri Renci të jetë në vendin tonë qoftë edhe ditën e fundit të presidencës së Bashkimit Europian.
Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

FOTO
Bojkoti , ja kushtet që plotësoi qeveria