Rama: Jeni të lirë
të hetoni për Korçën

Rama: Jeni të lirë<br />të hetoni për Korçën
TIRANE-Akuzat e opozitës në Kuvend në lidhje me zgjedhjet në Korçë, shërbyen si indicie e debateve të gjata seancën e djeshme parlamentare. Në reagimin e tij në lidhje me këto akuza, kryeministri Edi Rama i bëri thirrje opozitës të ndjekë të gjitha rrugët ligjore për të vërtetuar nëse ka shkelje me votat në Korçë. Ai i ka kërkuar opozitës madje që të ndjekë rrugët juridike e kushetutese për të faktuar pamjet e emisionit investigativ.

“Unë jam deputet i ri dhe më bëri përshtypje ajo që tha deputeti i vjetër që sipas tij kjo është seanca më e pështirë dhe më e turpshme e kësaj salle. Nuk është as e diskutueshme as e negociueshme dhe keni gjithë të drejtën e Zotit që interpretimin tuaj ta verifikoni në të gjitha rrugët që ju i konsideroni të drejta dhe që Kushtetuta ia njeh, jo një opozite të tërë por dhe një individi të vetëm, që të kërkojë të drejtën e tij”, tha Rama. Këtë qëndrim kryeministri e mbajti pas fjalimit të deputetit të PD, Sokol Olldashi, i cili akuzoi qeverinë si dhë kërkoi ndërprejen e seancës, duke u fokuar vetëm te diskutimi për zgjedhjet në Korçë.

Ndërkohë që duke u ndalur te projektiligji “Për rregullimin e shërbimit të transportit për funksionarët publikë dhe nëpunësit civilë”, Rama tha se këto të ardhura që do të mblidhen do të shërbejnë vetëm për pensionet dhe për njerëzit me ndihmë sociale. Replikat vijuan edhe me ish-ministrin e Financave, Ridvan Bode, i cili e akuzoi kryeministrin Rama se po merr borxh për lukse dhe jo nevojat e shqiptarëve. Sipas tij, kjo është një republikë ku maxhoranca formohet përmes blerjes së votave, një “Republikë e 20 mijë lekshave, ne jetojmë nën qeverisjen e atij, që 20% e ngriti në institucion”.

Sipas Bodes, “vullneti i kleptokratëve mbyll biznese të licencuara, legjitime, pa ligj prish ndërtime me leje, pa ligj anulon kontrata të ligjshme, pa ligj largon administratën publike nga puna, pa ligj dhe procedura ligjore anulon ligje tashmë në fuqi, të miratuara me konsensus. I menjëhershëm ka qenë reagimi i kryeministrit, që e cilësoi Boden si kryellogaritar të keqqeverisjes që mbante vetëm lapsin, ndërkohë që dorën ia tundte ai që priste shirita.

“E vërteta nuk është thjesht që zotrote tallesh me shqiptarët, por kjo që zotrote ke bërë 8 vjet me radhë, lapsin mbaje, dorën ta tundte dikush tjetër, planifikoje sikur do mblidhje paratë e Ballkanit dhe shkoje që në janar rishikoje buxhetin, duke zhytyr në borxh shqiptarët për të prerë shiritat e inaugurimeve të atij që të tundte dorën”, tha Rama.

Shkrimi u publikua sot (7.11.2013) në gazetën Shqiptarja.com (print)

Redaksia Online

(d.d/shqiptarja.com­)

  • Sondazhi i ditës:
    28 Nëntor, 09:20

    A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?



×

Lajmi i fundit

Lirimi i Sali Berishës, Idajet Beqiri në ‘Frontline’: Thikë pas shpine për sistemin e drejtësisë, mund të prish provat si në 21 janar! Kikia: Sulmon gjyqtarët kur si pëlqejnë vendimet

Lirimi i Sali Berishës, Idajet Beqiri në ‘Frontline’: Thikë pas shpine për sistemin e drejtësisë, mund të prish provat si në 21 janar! Kikia: Sulmon gjyqtarët kur si pëlqejnë vendimet