Rama jep 590 leje legalizimi në
Lushnjë: Mbajmë zotimin e dhënë

Rama jep 590 leje legalizimi në<br />Lushnjë: Mbajmë zotimin e dhënë
590 leje legalizime janë shpërndarë nga kryeministri Edi Rama në qytetin e Lushnjës. Shefi i qeverisë tha se në këtë qytet është dashur që puna për legalizimet të fillojë nga zero, pasi punonjësit e kaluar kanë zhdukur dosjet që mbaheshin peng. Rama tha se në qeverinë e kaluar për 8 vjet janë bërë 480 legalizime dhe këto si gjithmonë në lokale dhe restorante e madje duke bllokuar dhe projektet e qeverisë.

“Është një tjetër stacion në këtë proces, ku duke bërë legalizimet njëkohësisht bëhet edhe promovimi i procesit, përcjell ë tek të gjithë qytetarët që kanë këtë shqetësim, mesazhin e qartë se ne jemi të vendosur që ta mbajmë këtë zotim, duke ecur hap pas hapi përmes shkuarjes së punonjësve të ALUIZNI-t tek qytetarët që kanë vetë deklaruar dhe duan të legalizojnë dhe përmes dhënies së legalizimit falas.Ne edhe në Lushnje si në të gjithë Shqipërinë praktikisht, por në Lushnje në mënyrë specifike, kemi hasur vështirësinë e madhe të zhdukjes së mbi 1000 dosjeve që mbaheshin peng prej vitesh për arsye që i dinë vetëm ato që i kanë zhdukur, çka e ka detyruar çdonjërin prej qytetarëve të interesuar dhe faktikisht të dëmtuar, që të rifillojë procesin nga e para. Por përveç kësaj edhe në Lushnje shifrat flasin vetë, në 8 vjet janë bërë 490 legalizime gjithsej, nga të cilat pjesa më e madhe lokale, restorante ose motele.Shikojeni rrugën e hyrjes dhe shikoni ato godina që pengojnë tani vazhdimin e investimit që ne po bëjmë për t’i dhënë më në fund qytetit një hyrje dinjitoze, janë të gjitha të legalizuara, që do të thotë janë me tituj pronësie dhe duhen shpërblyer si pronarë, për të hapur trasenë e rrugës”, deklaroi Rama. 

Rama: Qeveria po paguan për legalizimet pa kriter të kohës së shkuar
Shefi i qeverisë tha qeveria e kaluar ka legalizuar ndërtime vend e pa vend dhe tani për të bërë një projekt këta pronarë duhet të dëmshpërblehen. Rama iu përgjigj dhe akuzave të PD për prishje selective, por sipas tij për të prishur këto objekte qeveria duhet të paguajë.  
 
“Dhe ata që i kanë legalizuar kanë pafytyrësinë që të dalin para publikut dhe të thonë që prishjet që bënë Inspektorati janë selektive dhe t’i tregojnë godina të tilla si shembuj të selektivitetit. Në fakt të tilla ka në çdo zonë dhe në çdo hap ku shkon Inspektorati që nuk i prish dot përpara se qeveria të nxjerrë nga arka e shtetit para për t’i shpronësuar. Kjo është arsyeja se nga të gjithë institucionet e shtetit numrin më të madh të kallëzuarve në prokurori dhe të atyre të çuar nga prokuroria përpara gjyqit për abuzim me detyrën e ka pikërisht ALUIZNI i 8 viteve. 490 legalizime gjithsej në 8 vjet.Ne, në 10 muaj, qysh se ALUIZNI filloi këtë punë, pasi fillimisht pjesa e parë e kohës u desh për të gjetur dhe për të sistemuar dokumentet, kemi bërë në Lushnje 590 legalizime. Pra në 10 muaj kemi bërë më shumë se ç’kanë bërë ata në 8 vjet të marra së bashku.Nga ana tjetër, përqindja e legalizimeve në Lushnjë është vetëm 4 % e gjithë kërkesave të 8 viteve. Ndërkohë që, ju e dini fare mirë që keni vite që kemi paguar, keni vite që keni pritur dhe gjatë këtyre viteve edhe keni ripaguar. Dhe e dini mirë gjithashtu se e keni ripaguar edhe mbi dorë dhe nën dorë. Ndërkohë që sot ka ardhur dita ta merrni lejen e legalizimit falas dhe për të gjithë procesin e legalizimit ju nuk paguani asnjë kokërr leku dhe të gjithë shpenzimet i paguan shteti. Në Divjakë 5 legalizime në 8 vjet, 5 copë dhe kaq. Ndërkohë që sot ne do të japim një sërë lejesh legalizimi që janë për aktivitete prodhuese, jo për motele, jo për lokale në mes të rrugës, jo për biznese që cenojnë projektet e zhvillimit të infrastrukturës, por për aktivitete prodhuese bujqësore. Sepse legalizimi nuk është vetëm dhënia në dorë e një dokumenti që e bën shtëpinë tuaj të paprekshme, por është edhe marrja në dorë nga ana juaj e dokumentit të një pasurie të patundshme që për ju kthehet në një mundësi për të marrë një kredi në bankë. Dhe këta njerëz që sot legalizojnë godinat dhe aktivitet e tyre prodhuese në bujqësi, duke i hipotekuar këto godina kanë mundësi që të shkojnë në bankë dhe të marrin kredi për të vazhduar dhe rritur aktivitetin e tyre, ashtu sikundër edhe të gjithë ju mund të shkoni në bankë të kërkoni kredi për të hapur një biznes të vogël, për të kultivuar çfarëdoqoftë në një fermë bujqësore, për të mbështetur studimet e fëmijëve tuaj e kështu me radhë.Legalizimi nuk është vetëm në interesin e secilit prej jush, por është edhe në interesin e ekonomisë kombëtare, është dhe në interesin tonë të përbashkët për të rimëkëmbur ekonominë familjare dhe përmes rimëkëmbjes së shumë ekonomive familjare për të rimëkëmbur pastaj edhe ekonominë kombëtare si tërësi e ekonomive familjare”, deklaroi Rama. 




Redaksia Online
(g.f/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si ju duk protesta e opozitës?



×

Lajmi i fundit

'Mosbindja civile' e PD-së, më pak protestues se u paralajmëruan, kur mbërritën në PD firuan fare! Shikoni pamjet me dron

'Mosbindja civile' e PD-së, më pak protestues se u paralajmëruan, kur mbërritën në PD firuan fare! Shikoni pamjet me dron