POGRADEC- Mëngjesin e sotëm në vëmendje të kryeministrit Edi Rama është vendosur qyteti i Pogradecit.
Ai ka njoftuar se do të hapet një kantier i madh ndërtimi, por pa dhënë shumë detaje.
"Mirëmëngjes dhe me Poradecin e Lasgushit, ku do të çelim së shpejti një tjetër kantier të madh të Rilindjes Urbane, për ta transformuar më tej në harmoni me natyrën e mrekullueshme atë zonë të bekuar, ju uroj një ditë të mbarë", shkruan Rama.
Komento