Rama: Platforma e bashkëqeverisjes e hapur edhe për denoncime nga emigrantët

TIRANE- Kryeministri Edi Rama gjatë takimit me koordinatorët e bashkëqeverisjes deklaroi se platforma e bashkëqeverisjes mund të përdoret edhe nga qytetarët jashtë Shqipërisë për problemet që emigrantet kanë me administratën në Atdhe. Ai u shpreh se në administratë ka ende shushunja dhe grabitqarë, por rruga e ndryshimit ka filluar.

Rama bëri me dije se ka kaluar 50 mijë numri i qytetarëve që janë përfshirë në platformë, që është një urë e sigurt bashkëpunimi mes çdo njeriu dhe kabinetit, sipas fushës së interesimit. Sipas tij, në portal, mjaftojnë vetëm tre minuta për këdo që ka humbur vite apo muaj në pritje të zgjidhjes së një problemi apo një halli kur dera e një zyre ka qenë e mbyllur. 

Ka kaluar 50 mijë numri i qytetarëve që janë përfshirë në platformë, që është një urë e sigurt bashkëpunimi mes cdo njeriu dhe kabinetit, sipas fushës së interesimit. Është një instrument për të zgjidhur në kohë reale një problem, një hall apo shqetësim. Në rastet e dy muajve ka plot raste nga qytetarë jashtë Shqipërisë që janë përfshirë në platformë, nuk ka kufij. Duke qenë instrument dixhital bën të mundur, që qytetarë që kanë probleme me administratën këtu dhe që e kanë të pamundur të vijnë dhe që kanë halle prej vitesh mund ta bëjnë përmes platformës.

Sot janë disa raste domethënëse, ne e bëjmë sot këtë event për ta promovuar platformën.  Janë vetëm tre minuta për këto që ka humbur vite apo muaj në pritje të zgjidhjes së një problemi apo një halli kur dera e një zyre ka qenë e mbyllur. Për tre minuta na vini në provë. Është shumë e shkurtër se rruga e mikut, partisë apo ryshfetit. Pastrimin e administratës nga shushunja apo grabitqarë që janë ende, ku për hir të së vërtetës ka filluar të ndihet një ndryshim, ka shumë më tepër zgjidhje.

Edi Rama

Qytetarë të ndryshëm treguan hallet e tyre dhe pranuan se gjetën zgjidhje në kohë rekord.

Kryeministri tha se dëshmitë e qytetarëve tregojnë se platforma funksionon, ndërsa shtoi se pas identifikimit të problemit përgjegjësit do marrin ndëshkim.

“Ne nuk mjaftohemi me zgjidhjen e problemit por i shkojmë pas me gjetjen e përgjegjësit dhe punonjësit përgjegjës marrin nga masat ndëshkimore, lirim nga detyra deri në ndjekje penale”, u shpreh Rama.

Ai u ndal edhe në çështjen e informalitetit duke thënë se janë bërë shumë hapa përpara dhe se çdo bashkëpunim i mos qëndrimit indiferent të qytetarëve është shumë i vlefshëm. Sa i takon sigurisë ushqimore, Rama deklaroi se situata nuk ka lidhje me atë të të kaluarës, por se është ende larg asaj që synohet.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 12:19
Denoncimi, infermierja: Farmacitë po shesin ‘vdekjen’ e adoleshentëve

Adoleshentëve në Shqipëri po u rrezikohet jeta. Gjatë takimit në Kryeministri, njëra nga punonjëset e njësisë së platformës së bashkëqeverisjes solli rastin e denoncimit të shitjes së medikamenteve anti depresivë nga farmacitë për adoleshentët pa urdhrin e mjekut të familjes. ‘Rasti që dua atë prezantoj ka të bëjë më një cështje shumë të ndjeshme, që atakon jetën e adoleshentëve.
Një denoncim i ardhur në lidhje me dy farmaci, që tregojnë barna, anti-depresantë, pa pullë dhe tregohen pa recetën e mjekut. Institucionet u vendosën në lëvizje dhe rezultoi se ky fenomen ndodh. Institucionet morën masat dhe e adresuan te UFSH, në vend që të reagonte, Urdhri i Farmacistëve ka vendosur që ta kalojë në heshtje’ tha ajo.

Infermierja Silvana Sinani që denoncoi rastin, tregoi se është përballur disa herë me një situatë të tillë. Megjithatë, shton ajo, pavarësisht se janë marrë masat për dy farmacitë, që shisnin medikamentet pa urdhrin e mjekut, vijojnë që të shiten tek të tjerat.

Kam ardhur për të sjellë eksperiencën time, jam gjetur katër herë para situatave dramatike, të rinj që kanë marrë anti depresive më shumicë 10-20 kokrra, kanë qenë në rrezik jete. Jemi detyruar të aplikojmë serume dhe lavazhe. Ka qenë emergjente. Duke biseduar me familjet, më kanë thënë që fëmijët e tyre i marrin pa vështirësi në farmaci. Janë të gjitha anti-depresivë që të marra në masa të mëdha shkaktojnë vdekjen e njerëzve. Më është kërkuar nga prindërit që të ngre zërin për këtë rast. I shkrova platformës dhe më është përgjigjur. Unë nuk jam këtu për të dënuar farmacistë por për të sjellë një fenomen që duhet ndaluar. Edhe sot që flasim këta të rinj shkojnë në dy farmaci më tutje. Në shtete si Amerikë, Francë, Itali, këto lloj medikamentesh nuk jepen fare në farmaci por është mjeku i familjes që i jep. Është një gjendje shumë dramatike.

Infermierja Silvana Sinani

Kryeministri u shpreh se administrata është vendosur në lëvizje, ndërsa janë planifikuar takime me Urdhrin e Farmacistit, por edhe ndryshime në ligj.

Faleminderit për ngritjen e zërit për të vënë në lëvizje jo vetëm administratën. Ne kemi planifikuar që në ditët në vijim të organizojmë takim me Urdhrin e Farmacistit për të ngritur këtë problem shumë serioz dhe në planin e punës ndryshimet përkatëse në ligj dhe të ndërhyhet në mënyrë të menjëhershme me masat drastike në cdo rast ku shfaqet ky fenomen që mund të rezultojnë vdekjeprurës për adoleshentët.

Edi Rama

Ora 10:36
“Si ta shpreh…”, Rama i heq turpin sipërmarrësit që u ankua në portal: Ke bërë gjënë e duhur (VIDEO)

Kryeminsitri Rama i ka hequr sikletin një sipërmarrësi në kryeqytet, i cili aplikoi në portalin e bashkëqeverisjes për tu ankuar në lidhje me bizneset e tjra që punonin në informalitet e konkuronin në mënyrë të pandershme.Elton Shani: Kemi një biznes familjar, u detyruam të bëjmë një anksë dhe morëm përgjigje. Ishte sikleti që kishim një problem me biznesin…Si ta shpreh…

Rama: Ke emocione?

Elton Shani: Si ta shpjegoj…

Rama: Thuaje problemin konkret

Elton Shani: Bizneset rreth nesh kishin informalitet të theksuar…

Rama: Prandaj e ke me siklet ta thuash. Ke siklet se të shohin komshinjtë dhe të paragjykojnë. Por nëse qytetarët vijojnë të rrinë në heshtje këto gjëra nuk do merrnin kurrë zgjidhje.

 

Ora 10:26
Gruaja e emocionuar: Vështirësi kisha të aplikoja, halli me pensionin mu zgjidh për 10 ditë (VIDEO)

Fatmira Llalla, një pensioniste nga Elbasani tregoi live se arriti të zgjidhë problemin që kishte me pensionin falë aplikimit në portal. Ajo tha se vështirësi kishte të aplikonte, por kur ndodhi përgjigjia dhe zgjidhja e hallit ndodhi brenda 10 ditësh.

“Derdha kontribut për sa mundësi kisha, nuk ma quajtën. Më dridheshin gjunjët kur shkoja të merrja pensionin./ Dëgjova në televizor për platformën, gjeta një djalosh që kishte aplikuar për të atin dhe ai më ndihmoi. Kur aplikova, përgjigjen e mora për 10 ditë. Ju falenderoj shumë”

Pensionistja, Fatmira Llalla

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • sapa: 29/08/2018 17:36

    Ti ke marre letra me dokumentacjon direkt ne kryeministri qysh se ke filluar detyren 2013 biles nga emigante dhe nuk ke care bythen e dashke ti rregullosh me platformen e genjeshtrave?hajde mashtrues hajde!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Luiz Ejlli gdhend në trup portretin e Luna Mari

Luiz Ejlli gdhend në trup portretin e Luna Mari