Rama jep lajmin e mirë: Sapo mbyllëm tekstin e Projekt-Vendimit për ndërtimin e 3400 shtëpive të para, fondi 8.7 miliardë lekë

Rama jep lajmin e mirë: Sapo mbyllëm tekstin e Projekt-Vendimit për ndërtimin e 3400 shtëpive të para, fondi 8.7 miliardë lekë

Qeveria ka mbyllur tekstin e shkruar të projekt vendimit për rindërtimin e 3400 shtëpive të para në zonat e prekura nga tërmeti, me një fond limit prej 8.7 miliardë dollarësh. Rama shkruan se ky projekt vendim i hap rrugën nisjes së tenderit ndërkombëtarë që të niset me punën për rindërtimin e zonave të prekura nga tërmeti në mënyrë që në fund të 2020 familjarët të futen në shtëpinë e tyre të re.

'Sapo kemi mbyllur tekstin e shkruar të Projekt-Vendimin e Këshillit të Ministrave për ndërtimin e 3400 shtëpive të para, me një fond limit 8,7 miliardë lekë, që pas miratimit nesër do t’u hapë rrugën njësive zbatuese të çelin tenderin ndërkombëtar që do të hapet në fillim javën e ardhshme. Ne do ta bëjmë natën ditë, që natën e fundit e këtij viti familjet e Thumanës dhe të çdo zone rurale në Krujë, Kurbin, Lezhë, Durrës, Shijak, Kavajë, Vorë, Kamëz e Tiranë, të cilat e humbën shtëpinë e vjetër, ta presin ditën e parë të Vitit të Ri në një shtëpi të re, më të fortë e më të bukur se ajo që kishin', shkruan Rama.

I.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

10 kuriozitete rreth Krishtlindjes të zgjedhura nga National Geographic

10 kuriozitete rreth Krishtlindjes të zgjedhura nga National Geographic