Rama jep lajmin për shkarkimin e punonjësve të hipotekës në Berat: Zvarritën qytetarin prej 15 vitesh

BERAT- Kryeministri Edi Rama ka njoftuar se janë shkarkuar nga puna disa punonjës në zyrën e Hipotekës.

Ky lajm është bërë i ditur nga vetë kreu i qeverisë, i cili ka sjellë historinë e një qytetari nga Berati që prej më shumë se 15 vitesh është endur në rrugën e hipotekës. Ai është Jani Daja, një ish-ushtarak e më pas emigrant që pasi mblodhi një shumë të caktuar parash, zgjodhi të rikthehej në vendin e tij, Berat. Ndonëse kishte marrë truallin me dokumentet e duhura, punonjësit e hipotekës e kanë zvarritur prej vitesh për të marrë legalizimin.


"MIRËMËNGJES dhe me rastin e Jani Dajës, i cili duke u drejtuar në Platformën e Bashkëqeverisjes shqiperiaqeduam.al, pas më shumë se 15 vite zvarritjesh mori më në fund hipotekën e shtëpisë dhe u bë shkas që kush e pengonte të largohej nga zyra e shtetit, ju uroj një fundjavë të mbarë", shkruan Rama.

Postimi i plotë i kryeministrit Edi Rama

B.K./Shqiptarja.com
Komento

Komente

  • sapa: 24/08/2019 12:36

    Po mire more keshtu do shkoje ky shteti jot qe vetem shtet nuk eshte?shkarko njerin vendos tjetrin dhe kjo prej 29 vjetesh.I bie qe cdo person ne shqiperi ta provoje fatin e tij ne nje zyre te nje intitucjoni.Kjo eshte berja e shtetit?

    Përgjigju
  • Rami: 24/08/2019 11:09

    Eshte bo Rama shkret si hoxh! Duhet ti zgjidhi vete hallet e qytetarve tek e tek, se mostrat qe ka von n administraten publike vetem e nxijne e jo t jene sherbettor t ktij populli!

    Përgjigju