Rama jep lajmin: SHBA do të financojnë hidrocentralin e Skavicës! Do na sjellin edhe respiratorë

Ndryshe nga sa ishte paralajmëruar hidrocentrali i Skavicës nuk do të financohet nga buxheti i shtetit por nga SHBA. Lajmi u bë i ditur nga kryeministri Edi Rama ndërsa marrëveshja pritet të nënshkruhet ditën e shtunë.

"Ne me SHBA-të nesër firmosim një marrëveshje për Skavicën që do financohet nga SHBA-të. Është vullnet i SHBA për t'i shprehur Shqipërisë konsideratën më të lartë ç'ka ne kemi bërë për ato çështje që shprehen në letrën e presidentit, por jo vetëm për të. Gjithashtu, SHBA-ja kanë vendosur që në një numër të caktuar mbështetjeje shëndetësore me respirator në Evropë, pjesën e luanit t'ia japin Shqipërinë. I them këto që do mund të realizojmë një vepër të shumë pritur që në vitet e vjetra, siç është Skavica me SHBA-të drejtpërdrejtë", tha Rama.  

Në këtë mënyrë vendi ynw po fiton një investim të huaj shumë strategjik. Hidrocentrali është konsideruar vepër e madhe për pavarësinë energjetike dhe kthimin e Shqipërisë në një faktor kyç të sektorit energjetik të rajonit.

Gjatë prezantimit të projektit në qershor qeveria kishte dy alternativa për realizimin e këtij projekti, njëri me vlerë 308 mln dhe tjetri me 510 mln euro. Historiku për ndërtimin e hidrocentralit të Skavicës daton që 50 vite më parë. Tentativa për ndërtimin e tij janë bërë nga disa qeveri. Ai u projektua në vitet ’70 të ishte hidrocentrali i parë i kësaj kaskade para Fierzës, por nuk u realizua pavarësisht se për të kanë shfaqur në kohë interes disa kompani.


Lajmi kryesor:

2 orë mbledhje Shqipëri-Kosovë/ Firmosen 14 marrëveshje! Rama: Porti Durrës pikë e përbashkët tregtare! Skavica do financohet nga SHBA! S'ka ambasadë shqiptare në Jeruzalem!


B.K./r.k./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Ngjarja më e pabesueshme dhe e jashtëzakonshme, në një Krishtlindje

Ngjarja më e pabesueshme dhe e jashtëzakonshme, në një Krishtlindje