Rama: Jo rritjes së çmimit të energjisë, do të ndalojmë vjedhjet

TIRANË- Kryeministri Edi Rama paralajmëroi sot nisjen e një operacioni masiv kundër vjedhësve të energjisë elektrike.
Këtë operacion, tha kryeministri, do ta fillojmë me ata që janë problemi kryesor, ata që kanë fabrika dhe biznese të mëdha dhe që paguajnë sa një sahat familjar.
"Kanë pesë ditë kohë që të rikthehen në binarët e ligjit, para se trupa e policisë do të lëshohet mbi territor, njësoj si u lëshuan në Lazarat dhe pastaj nuk do te kthehen mbrapa deri sa të kenë çuar para gyqit hajdutin e fundit të energjisë së kësaj kategorie", u shpreh i vendosur Kreu i Ekzekutivit në një deklaratë për shtyp nga kryeministria.
Ai nënvizoi se ky do të jetë një operacion ku pa as më të voglin dyshim do të duhet që çdo vjedhës i energjisë do të përballet me drejtësinë dhe me ligjin dhe për çdo vjedhës do të ketë ndëshkimm, si për çdo hajdut tjetër. /ATSH/

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Spahiu: Qeveria teknike e 2017 kishte 10 ministra nga PD por humbi 10 herë më thellë