Rama:Ju uroj 1 Majin me imazhin
e kësaj menaxhereje hoteli/FOTO

Rama:Ju uroj 1 Majin me imazhin<br />e kësaj menaxhereje hoteli/FOTO
Kryeministri Edi Rama ka zgjedhur që këtë 1 Maj ta urojë përmes fotografisë së një menaxhereje hoteli në Tiranë.
 
Kreu i qeverisë përmes një postimi në profilin e tij në rrjetin social Facebook thekson se Iden Petraj është punësuar në një prej hoteleve më të mira në Tiranë përmes Shërbimit Kombëtar të Punësimit.
 
“Mirëmëngjes...dhe ju uroj 1 Maj të mbarë me këtë imazh të kësaj menaxhereje punësuar në një nga hotelet më të mira në Tiranë përmes Zyrave të Punës.
Iden Petraj besoi tek Shërbimi ynë Kombëtar i Punësimit ku aplikoi dhe mori ofertën e përshtatshme vetëm një javë më pas. Në 3 vitet e fundit janë punësuar 79096 punëkërkues vetëm nga zyrat e punës, ndërkohë që aktualisht janë dhe 38 mijë vende të lira në dispozicion.
Por shumë më shumë mbetet ende për tu bërë për punësimin. Dhe shumë ka për të humbur nëse ndalemi sot. Prandaj përpara për Shqipërinë që duam 🇦🇱🇪🇺 me #Shtet💪#Punë👍#Mirëqenie😀”,
ka shkruar Rama.

rama petraj

Redaksia Online
Al.N/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria dy medalje bronzi në Lojërat Olimpike, e kujt është merita?



×

Lajmi i fundit

E rëndë në Durrës, 47 vjeçari bie aksidentalisht nga ballkoni dhe humb jetën

E rëndë në Durrës, 47 vjeçari bie aksidentalisht nga ballkoni dhe humb jetën