VLORE - Kreu i PS-së ka zhvilluar në mbrëmje, një bashkëbisedim me studentët e Vlorës. Ai është ulur këmbëkryq në rërë sëbashku me ata, në rreth, duke iu përgjigjur pyetjeve të tyre. veçanrisht ato lidhur me punësimin. Rama solli si alternativë hapjen e shkollave profesionale në vend të universiteteve private, që prodhojnë diploma pa vlerë. "Shkollat profesionale janë ajo që duam të bëjmë kundrejt universiteteve private: të kualifikojmë njerëz që të punojnë në zanate që kanë humbur plotësisht në Shqipëri, si për peshkimin, bujqësinë, turizmin etj."-, tha ai.
PYETJET DREJTUAR KREUT TE PS NGA STUDENTET VLONJATE
Si do ta ulni koston e borxhit, që kjo qeveri e ka çuar tej normave?
Është një çështje delikate; para së gjithash, borxhi do përcaktuar saktë; e dyta, do nisur puna për ristrukturimin e tij dhe së treti, fillimi i një modeli të ri ekonomik. Ky model që po aplikohet prej vitesh ka shteruar, ka qënë rrënues: model i shfrytëzimit barbar të vendit, shkatërrimit të pyjeve, plazheve, mjedisit, trashëgimisë kulturore...
Kanë dalë para nga ky shkatërrim, por nuk ka më. Ka qënë një model i bazuar shumë tek emigrantët, por dërgesat kanë rënë, humbjet janë me qindra milionë. Duhet t’i kthehemi punës dhe prodhimit. Prodhim janë investimet prodhuese, industria prodhuese; bujqësia e blegtoria dhe turizmi, po jo si ky. Shikoni fenomenin e "bathorizimit" nga ndërtime kuturu pa projekte, nga këto pseudomole, nga ndërtime në det, ashtu si plazhet e mëdha kombëtare, situatë dramatike.
A mund të kemi ajër të pastër në Vlorë?
Vlora e vuan ajrin e pastër nga djegia e plehrave në natyrë. Sot, tërë qytetet e Shqipërisë e kanë një re helmi që vjen nga kjo. Ndaj duhet me çdo kusht të ndërtojmë landfille. PD premtoi në 2005-ën që do të ndërtonte në të gjithë Shqipërinë, por nuk ka mbaruar asnjë. Premtoj se brenda katër viteve ne do t'i ndërtojmë.
Po Rilindja, a duhej të ishte bërë në 2011-ën?
Vlora ka probleme me infrastrukturën. Vlora ka 20 vjet që nuk e ka pasur një qeveri me vete. As qeveritë socialiste s’e kanë bërë për të atë që duhet, le qeveritë e këtij tjetrit që s’e harrojnë atë që u bëri kur e përvëloi Vlorën. Këtu nuk ka pasur investime, sepse kemi pasur qorra në qeveri. Kemi atë që Fan Noli e quan “kabineti i pykave”; pyka që i hyjnë Shqipërisë dhe e bëjnë të çalojë, padrejtësisht. Shëtitorja e re “Pavarësia” këtu u ndërtua me paratë e bashkisë. Dhe 28 ditë para festimeve të 100-vjetorit, qeveria i mori borxh paratë, bashkisë, për ujësjellësin, për t’i thënë qytetarëve, që ja, bashkia e la pa përfunduar shëtitoren. Këtë Vlorë që ti sheh sot, pas katër vjetësh nuk do e njohësh. Unë nuk them që kjo do bëhet Monte Karlo apo Nisë, por nuk do jetë kështu siç është dhe këtu bëhet fjalë për investime të drejtuara ku duhet. Nuk mundet ta mbajë bashkia një qytet si ky, me ato pak fonde që i janë dhënë.
Po fëmijët, a do kenë një park ku të luajnë?
Kopshtet, çerdhet, shkollat do t’i shohim të tëra në funksion të një cilësie të re, edhe të mësimit. Duke filluar nga edukatoret, do të ketë rëndësi aftësia e tyre për mësimdhënie jo bindja politike. Këto muaj, arsmitarët i kanë futur në autobusa, për të bërë dekorin e katragjyshit. Për Vlorën do bëjmë ndryshim radikal. Nuk është vetëm qyteti që do të bëjë turizmin. Duhet të investojmë shumë tek bujqësia, agropërpunimi, për popullin tonë dhe turistët. Duhet të investojmë tek trashëgimia kulturore, që të kemi një gjë komplekse dhe të krijojmë një magnet.
Si do bëhet me të diplomuarit në universitetet private, që krijojnë një treg pune të çorientuar?
E pe raportin e BB-së, që thoshte se 15-vjeçarët në 50% të tyre janë analfabetë funksionalë? Kjo ndodh nga rënia e nivelit të mësimdhënies, sepse njerëzit e aftë nuk kanë shanse për të dhënë mësim. Një vajzë nga Elbasani e tha hapur se sa para i kërkuan për ta future në punë. Ilaçi është përfshirja e prindërve në komunitetin e nxënësve dhe ky do jetë një shans edhe për ty.
Vazhdoj studimet pasuniversitare në Amerikë për matematikë. Çfarë do bëni që t’i ktheni studentët nga jashtë për të punuar këtu? Diçka që paga të justifikojë lodhjen time.
Duhet t’i japim peshën e duhur konkurencës dhe meritës. Konkurencën ta mbrojmë nga interferencat dhe meritën ta vlerësojmë. Ëndrrat e këtij populli janë të realizueshme. Ne nuk kemi ëndrra për të çuar raketa në ndonjë planet apo për ta kthyer vendin në superfuqi ushtarake. Ne kemi ëndrra të thjeshta. Këtë pasuri të madhe ta vëmë në funksion të njerëzve tanë. Deri më sot ne nuk kemi pasur lidership që ta donte popullin e vet me vepra dhe t'ia provonte me vepra.
Redaksia online
(ar.sh/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com