TIRANË - “Ka edhe ende më keq se ç'është katandisur kryeministria, mjaft të shohësh për shembull mjediset e ministrisë që supozohet të jetë shembëlltyra e rregullit, disiplinës, pastërtisë”, është komenti i kryeministrit Edi Rama, duke hedhur në profilin e tij në Facebook një set prej 30 fotosh me pamje nga Ministria e Brendshme.
Një fasadë e shkatërruar prej kohësh, ku askush nuk ka vënë dorë, bodrume dhe tunele ku mund të gjesh gjithçka po jo pastërti, jo rregull, jo rregullime, por vetëm papastërti dhe sende të hedhura pa asnjë lloj rregulli.
Edhe tarraca e ministrisë nuk është pas. Aty janë hedhur kolltuqe të vjetër, pajisje elektronike, si printer, fotokopje që nuk punojnë. Edhe oxhatet e ministrisë janë shkrirë nga nxehtësia dhe nga fakti se nuk janë pastruar prej vitesh.
Redaksia online
(ac/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com