Kryeministri Edi Rama thotë se ka nisur puna për ngritjen e Instituti Kombëtar për Tumoret, siç e kanë shumë vende të Europës. Në një dëgjesë me banorët e njësisë numër 3 në Tiranë për pr.buxhetin 2026, Rama tha se për herë të parë është caktuar fond për të përballuar nevojat për barnat te Onkologjiku.
Rama foli edhe për marrëveshjet e nënshkruara me Italinë pas mbledhjes së përbashkët mes dy qeverive. Kryeministri tha se me këtë marrëveshje i hapet rrugë edhe partneritetit mes QSUT dhe spitalit ‘San Raffaelo’ të Milanos. Rama tha se deri në fund të mandatit, QSUT do të kthehet në pikë referimi në të gjithë Ballkanin.
“Do ngremë Institucion Kombëtar të Tumoreve, siç e kanë shumë vende të Europës. Kemi nisur punën edhe për këtë. Ishim në Itali, kemi firmosur një sërë marrëveshjes shumë të rëndësishme, dhe një nga pikat që kemi në marrëveshjen kuadër që firmosa me Melonin, është bashkëpunim strategjik edhe në funksion të shëndetit dhe kjo pikë e i hap rrugë edhe partneritetit strategjik që kemi lançuar përpara dhe që u përfol si shfaqje fushate, për të sjellë në QSUT si partner që do marrë pjesë në procesin e administrimit dhe shkëmbimit të dijes dhe në procesin e vizitave të punës së mjekeve, spitalin ‘San Raffaelo’ të Milanos që është një nga ekselencat e shëndetësisë evropiane. Me planin që kemi, në fund të këtij mandati, QSUT do jetë një nga spitalet që do jetë pikë referimi në të gjithë Ballkanin”, tha Rama.
Lajmi kryesor:
Rama: Kushtetuesja të kthejë Veliajn në zyrë, Tirana s’drejtohet me delegim! Bufi u arratis nga zgjedhjet, Manastirliu do vijojë të jetë kandidatja jonë












