Rama kafe me Thaçin në Tiranë
pas vizitës në Serbi, hesht kritikët

Rama kafe me Thaçin në Tiranë<br />pas vizitës në Serbi, hesht kritikët
Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një takim pasditen e sotme me Presidentin e Kosovës Hashim Thaçi në Tiranë.
 
Ka qenë kreu i qeverisë shqiptare që ka publikuar një foto në faqen e tij në Facebook me Presidentin e Kosovës.
 
Rama foton e shoqëron me një status të shkurtër "Pas një kafeje në Tiranë".
 
Takimi mes Ramës dhe Thaçit duket se ka shërbyer për të diskutuar edhe temat kryesore që u shtruan në tryezë gjatë vizitës në së kryeministrit shqiptar në Serbi, ndërsa hesht edhe kritikët për debatin e fundit mes dy shteteve shqiptare.
 
Kujtojmë që ministri i Jashtëm i Kosovës, Enver Hoxhaj pas vizitës së Ramës në Serbi deklaroi se nuk duhet që të përzihet me deklarata në emër të Prishtinës zyrtare.

Deklarata e Hoxhajt është cilësuar si e nxituar nga Arta Dade, ndërsa vetë Rama ka thënë se nuk merr leje nga askush për të folur për Kosovën.

rama


dy.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Kredimarrësit e këqinj s'do marrin më kredi, si e vlerësoni rregulloren e BSH?



×

Lajmi i fundit

Kumbullat e thata, vetitë e forta për rigjenerimin e kockave

Kumbullat e thata, vetitë e forta për rigjenerimin e kockave