Edhe pse ka shumë kritika, Kryeministri Rama nuk la mënjanë sot edhe fjalët e mira për punën e bërë deri më tani nga Prokuroria e Posaccme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.
Rama tha se ka shumë respekt për punën e SPAK, edhe për goditjet që ka bërë në oborrin e PS!
“Kam shumë respekt për Arben Krajën, për drejtuesin e SPAK dhe kam respekt për punën e SPAK deri tani. Respekt për goditjet që ka bërë në oborrin e Partisë Socialiste dhe goditjet ndaj krimit të organizuar, respekt. Pjesa që merret me krimin e organizuar është fantastike. Nuk e kanë promovuar sa duhet por kanë bërë punë fantastike. Sot është merita e Krajës dhe e SPAK që dyert për Shqipërinë janë të hapura në Holandë. Kush i pranonte më parë prokurorët në Holandë më parë, i kishte neveri”, ka thënë Kryeministri.
Lajmi kryesor: