Kryeministri Edi Rama falënderoi drejtuesit e Mastercard për mbajtjen e fjalës në programin e pagesave elektronike që po realizohet në Shqipëri, duke bërë edhe batuta me ta, teksa u shpreh se “zakonisht kapitalistët e mëdhenj nuk e mbajnë fjalën, por mesaduket drejtori ka ADN nga Ballkani dhe u rikthye për ta mbajtur këtë fjalë”.
Kreu i qeverisë vuri theksin te negativiteti i pagesës cash dhe që të ndryshojnë shifrat, ndërsa u shpreh se 95% e shërbimeve në Shqipëri bëhen online dhe kursehen 650 milionë euro në total tek qytetarët.

Madje ai nuk mungoi batutën për këtë shërbim, duke thënë se “vetëm martesat nuk i bëjmë dot online, por edhe për to mbase një ditë do e arrijmë”.
Fjala e Ramës për shërbimet dhe programin:
“Një program shumë i dobishëm për Shqipërinë dhe shqiptarët. Më vjen mirë, se kapitalistët e mëdhenj nuk shquhen për mbajtjen e fjalës, por këtë herë e mbajtën, këta të Mastercard-it e mbajtën këtë fjalë. Por mesaduket ka edhe një përqindje ADN-je këtej nga Ballkani dhe ja ku ëhstë, u kthye për të realizuar këtë dhe e mbajti fjalën.
Për ne është e rëndësishme që Mastercard hyn në Shqipëri, edhe për faktin se e gjen tregun shqiptar të gatshëm për të adoptuar me produktin e gatshëm.
Edhe për ne është e rëndësishme, që revolucioni dixhital të thellohet edhe për thjeshtësimin e pagesave në vend. Kemi bërë punë të jashtëzakonshme me shërbime online, 95% e tyre bëhen online, nuk kemi arritur ende të bëjmë online martesën, se na duhen dëshmitarët, të dashuruarit etj. etj., nuk e kemi arritur, por mbase një ditë do e arrijmë. Por ka edhe si ato me gjurmët e gishtrinjve, ku kërkohet prania e personit. 650 mln euro të kursyera nga ky program i shërbimeve online.
Kemi të dhëna masive negative përsa i përket masivitetit të cash-it dhe pak me pagesa bankare. Nga 30% të personave me llogari bankare, tani kemi në 80% të qytetarëve me llogari bankare”.
Lajmi kryesor:
Mastercard hyn në Shqipëri, Rama: Pagesat elektronike reduktojnë informalitetin: Nga 5 mld euro të ardhura nga turizmi, 4% me kartë krediti! Koha që revolucioni ynë digjital të thellohet
A.Q/r.k./Shqiptarja.com
