Karrigia e kryeministrit është përgjegjësi dhe jo thjeshtë një post. Kështu i është përgjigjur kreu i qeverisë kreut të PD, Lulzim Basha.
 
Nga Kukësi ku ka drekuar në familjen e Sadri Gjokës, Rama u shpreh se karrigen nuk ma ka dhënë nëna dhe as e kam gjetur ne rruge, por është përgjegjësi nga populli duke përjashtuar kushtin e PD për qeveri teknike.
 
"Atë karrige nuk ma ka dhënë as nëna ime, Aneta, as nuk e gjeta në rrugë. Si u lëshoka përgjegjësia se del tjetri aty, është pakuptim.
 
Fitorja nuk na duhet për vete, por për të dërguar deri në fund reformat që kemi nisur
" u shpreh Rama.
 
Gjatë bisedës në familjen Gjoka nuk kanë munguar batutat. "Gëzuar dhe shëndet, por jo alkool, më mirë të jemi të kthjellët, ja me mirë me pije freskuese" u shpreh Rama.