Rama: Kavaja po ndryshon në 1 vit
PD e la në harresë për 20 vjet

Rama: Kavaja po ndryshon në 1 vit<br />PD e la në harresë për 20 vjet
KAVAJE - Kryeministri Edi Rama ka vazhduar turret në rrethe, duke inspektuar nga afër punimet për rehabilitimin e qendrës së qytetit, rrugën hyrëse dhe godinën e Bashkisë. Rama pasi u njoh nga afër me punimet, zhvilloi edhe një bashkëbisedim me qytetarët. Kreu i qeverisë fillimisht theksoi se Kavaja ka qenë një qytet i lënë në harresë në 8 vite të qeverisjes demokratike, ndërsa me 1 vit që nga ardhja e të majtës në pushtet, qyteti po ndryshon imazh.

“Ne vijmë këtu dhe gjejmë qytetin të transformuar në një kantier, pasi kanë bashkëpunuar ngushtësisht për të bërë projekte të admirueshme dhe për të nxitur që këto projekte të financohen. Askush nuk e kishte parafytyruar që Kavaja, e cila për 20 vjet rresht i besoi votën Partisë Demokratike dhe për 8 vjet rresht në qeverisjen e Partisë Demokratike nuk mori asnjë qindarkë, do të transformohej në kantier ndërtimi, pa u mbushur viti i parë i qeverisjes socialiste. 11 mijë m2 të qendrës së Kavajës, me plus 3200 m2 park dhe rruga 2.5 kilometër, e transformuar në një rrugë europiane, ku standardet do të garantojnë jo vetëm vijueshmërinë e trafikut, por edhe ecjen e këmbësorëve dhe përdorimin e biçikletave, janë vetëm fillimi i një investimi që do të vijojë intensivisht,” – u shpreh Kryeministri.

Me mbështetjen e Qeverisë, ka nisur zbatimi i projektit për rehabilitimin urban të qendrës së qytetit dhe pas përfundimit të projektit, i cili përfshin godinën e re të bashkisë, rikonstruksionin e rrugës hyrëse në jug të qytetit, 2.5 kilometra, rehabilitim të 11 mijë m2 të qendrës dhe 3 mijë e 200 m2 park, do t’i japin asaj pamjen e një qendre të standardeve të urbanistikës.

Rama theksoi se ndonëse për Kavajën është folur shumë, realiteti fliste për një braktisje të qytetit, ndërsa theksoi se tashme do ofrohet mbështetje e plotë ndaj çdo projekti të bashkisë, në funksion të rigjallërimit urban dhe standardeve të jetesës.

rama ne kavaje

“Unë dëshiroj që t’ju siguroj për mbështetjen e plotë të qeverisë për Kavajën. Kavaja është një zonë e cila ka vuajtur shumë në shumë vite, shumë mangësi. Braktisja e Kavajës ka marrë fund njëherë e mirë, sepse në 2011 Kavaja bëri zgjedhjen e duhur dhe nga një qytet i cili ishte i mbuluar nga plehrat, nga pisllëku, nga rrëmuja, u kthye në një qytet që në radhë të parë e filloi nga pastërtia dhe nga disiplina në qarkullim, nga respekti për këmbësorët, për të moshuarit, për fëmijët. Ju siguroj që për sa i përket projekteve, ne do të mbështesim çdo projekt që do të na vijë nga Bashkia e Kavajës. Jam i bindur që në pranverën e ardhshme, kur të jemi këtu për të parë përfundimin e këtyre punimeve, të gjithë do të jemi krenarë për Kavajën e rilindur, sepse rilindja e Kavajës do të jetë e prekshme dhe do të jetë e dukshme. E, Kavaja do të ngrejë kokën me krenari për të pritur të gjithë vizitorët, me një shesh të përmasave dhe të standardeve të urbanistikës europiane dhe me këto rrugë hyrëse dhe dalëse që flasin më shumë se çdo fjalë për të ardhmen e një qyteti në transformim të vazhdueshëm. Unë ju siguroi se brenda 4 viteve të qeverisjes sonë në këtë mandat të parë, do të çojmë asfaltin në çdo rrugë dhe rrugicë të qytetit tuaj,” – u shpreh Kryeministri, në një bashkëbisedim me Kryetarin e Bashkisë, ekipin e tij dhe qytetarë të Kavajës.

  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria hap negociatat me BE për kapitullin 1, kur do ndodhë integrimi?



×

Lajmi i fundit

Klinika 24/ Neurokirurgu: Mjekësia është e vështirë, por që të jep shumë sadisfaksion

Klinika 24/ Neurokirurgu: Mjekësia është e vështirë, por që të jep shumë sadisfaksion