Rama: Kërcënimet e Greqisë ndaj nesh për Belerin, se do hakmerret, janë antike! S’kanë asgjë europiane, Athina duhet të kuptojë se jemi miq të vërtetë

 

Kryeministri Rama përsëriti edhe njëherë se çështja Beleri dhe afati për betimin e tij si kryebashkiak i Himarës, nuk është në dorën e tij, por të drejtësisë dhe askush nuk mund të ndërhyjë. Në lidhje me kërcënimet e Athinës zyrtare, se kjo gjë mund të ndikojë dhe bllokojë integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian, kreu i qeverisë e cilësoi këtë gjë antike dhe larg frymës europiane.

“Por një gjë dua të them në fund. Greqia apo Athina mendon se topi është në këtë zyrë për këtë çështje, duke lënë të nënkuptohet që nëse topi nuk shkon në atë drejtim ku e do Athina, Athina do të hakmerret me Shqipërinë, duke penguar procesin e anëtarësimit në BE, – kjo është jo evropiane dhe kjo është shumë antike sipas meje. Te Greqia unë shoh, partnerin tonë jo vetëm në Ballkan, por edhe partnerin tonë edhe në BE.

Kështu që shpresoj shumë që vendosja e bustit të kryeministrit Mitsotakis në Derviçan, çka e kam premtuar atëherë dhe nuk kam ndërmend të tërhiqem nga ai premtim pse ka sot një keqkuptim, të jetë një tjetër arsye për t’u kuptuar mirë me njëri-tjetrin, që në Tiranë, në këtë zyrë, Greqia ka një mik, një mik të vërtetë, një mik të sinqertë”, u shpreh Rama.


Lajmi kryesor:

Çështja Beleri/ Rama për median greke: S'mund të kemi dy drejtësi, s'përzihemi në punët e SPAK! Kërcënimet e Greqisë për hakmarrje? Antike, aspak evropiane


G.MO/r.k./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Shenjat që kanë më shumë gjasa të fillojnë një zënkë në tryezën e festave

Shenjat që kanë më shumë gjasa të fillojnë një zënkë në tryezën e festave