Rama kërkon votë të thellë për PS: Imagjinoni bufin dhe lukuninë e kënetës në BE! Një rezultat ‘as mish, as peshk’ mbyll dritaren europiane, humbasim trenin e historisë

 

Kryeministri Edi Rama bëri sot thirrje nga Elbasani, teksa prezantoi kandidatët e PS-së, që vota më 11 maj të jetë masive dhe fitorja e qartë, pasi një rezultat siç e quajti ai "as mish dhe as peshk" mund ta mbyllë dritaren europiane njëherë e mirë dhe nuk dihet se kur mund të hapet më.

Madje përshkrimin teknik dhe politik e bëri duke ironizuar përsëri kundërshtarin, që dikur e kishte pushtetin kur PS ishte në opozitë dhe nuk arriti t'i hapte negociatat apo që ta kishte mundësinë historike.

"Jo të shofësh bufin në BE, e imagjinoni dot ju bufin të pritet në BE me krahëhapur, as bufi dhe as lukunia e kënetës. As besohet dhe vlerësohet siç e kemi ngritur ne nivelin e Shqipërisë, se këtu ishin edhe kur nuk ishim ne dhe Shqipëria ishte një qenie e nënçmuar. Por është konkrete gjëja, përtej kësaj, janë 1 mijë vetë që punojnë çdo orë dhe ditë, pa pushim, punë e madhe që po bëhet, çerekmilionë faqe, nga organizmi i BE-së tek ai joni, për t’i kaluar. Negociatat zgjasin me vite e vite, por duan ata ta bëjnë. Vrapojnë ata, vrapojmë dhe ne", u shpreh ai, duke theksuar se momenti është i duhuri për faktorë që vetë BE-së i interesojnë gjeopolitikisht.

Dhe në fund një paralajmërim për qytetarët shqiptarë nëse rezultati i 11 majit është i paqartë:

"Imagjinoni të dali një rezultat as mish as peshk më 12 maj dhe e çoroditur, e ata do thonë këta se dashkan këtë punë. Sepse nëse 4 muaj të vonohet procesi i negociatave, mbyllet e nuk arrihet procesi, dhe nëse ata e shikojnë e mbyllin dritaren e negociatave dhe në këtë mënyrë ne humbasim edhe trenin e historisë".


Lajmi kryesor:

Rama nga Elbasani: Koha për t'i kaluar stafetën gjeneratës së re! I mençur është bufi i kënetës, jo ai i Tiranës! Kullufiti Dash Sulën, 'gjeli i detit' mbeti rrugëve


A.Q/r.k./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 1 Prill, 10:16

    A e keni vendosur se për kë do të votoni më 11 maj?



×

Lajmi i fundit

Të mbijetuarit e tërmetit në Mianmar pa ushqim dhe strehë ndërsa numri i viktimave rritet në 2700

Të mbijetuarit e tërmetit në Mianmar pa ushqim dhe strehë ndërsa numri i viktimave rritet në 2700